Eko Higjiena

S’duan interpretim nga Komisioni i Venedikut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Derisa dy taborët politikë në Kuvendin e Kosovës janë barrikaduar në qëndrimet e tyre, për të jetësuar dhe kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, analistët dhe deputetët kosovarë mbështesin idenë që kjo marrëveshje të dërgohet për interpretim në Komisionin e Venedikut.

Ky komision ndërkombëtar me kredibilitet konsiderohet si solucioni i vetëm për të dalë nga bllokada parlamentare, ose në të kundërtën, ata propozojnë zgjedhjet e reja.

Mobi Casa

Por, të intervistuar nga “Zëri”, Qeveria dhe fronti opozitar vazhdojnë ta hedhin poshtë këtë propozim, pasi që asnjërës palë nuk iu pëlqen “rezultati”. Në Qeveri thonë se nuk ka nevojë që kjo çështje të dërgohet në këtë institucion ndërkombëtar, pasi që një vlerësim të tillë e jep Gjykata Kushtetuese.

I pyetur nga “Zëri” se a e sheh Qeveria si opsion Komisionin e Venedikut, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha se kjo kundërshtohet në çdo variant. “Përgjigjet në të gjitha pyetjet janë negative”, ka thënë shkurt Gecaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.