FIDANISHTJA

Rektori Bajram Kosumi priti Shoqatën e Ish të Burgosurve Politikë të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, vazhdon të pranojë urime të shumta nga krerë të institucioneve të ndryshme dhe faktor relevantë për marrjen në drejtim të këtij universiteti.

Në këtë kuadër, rektori Kosumi ka pritur në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politik në Gjilan të prirë nga kryetari Sabit Rexhepi. Ata e uruan Bajram Kosumin për marrjen e detyrës së rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, duke i dëshiruar suksese në punë.

Eco Higjiena

Rektori Kosumi i falënderoi përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë për vizitën dhe urimet. Ai theksoi se falë kontributit të tyre dhe të gjithë të tjerëve që kanë kontribuar për çlirimin e vendit, sot Kosova e gëzon lirinë dhe shtetësinë.

Njëherësh Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka thënë se do të punojë që Universiteti ynë të shënoj rezultate të konsiderueshme në të gjitha fushat, dhe në këtë mënyrë të përmbush misionin e tij parësor, përgatitjen e kuadrove të reja profesionale për tregun e punës dhe për përmbushjen e nevojave të shoqërisë sonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.