ARKATANA

MSA-ja kthen AAK-në në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe njëherësh drejtor i Marrëdhënieve me Publikun, Muharrem Nitaj në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic ka theksuar se partia, pjesë e së cilës është do ta mbështes ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.Ai ka bërë të ditur se pavarësisht se si do t’i kenë qëndrimet dy partitë tjera opozitare, Vetëvendosje e Nisma për Kosovën, partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, ndonëse sipas tij është gjysmake.

Megjithatë, Nitaj nuk e konsideron këtë moment si fundin e Opozitës së bashkuar. Ai ka thënë se opozita nuk do të lëshoj pe në dy marrëveshjet e arritura, njërën me Serbinë e tjetrin me Malin e Zi, gjegjësisht për Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Demarkacionin.

Ai ka thënë se AAK në asnjë mënyrë nuk do të afrohet me qeverinë, përderisa kjo e fundit nuk tërheq nënshkrimin për marrëveshjet e arritura.

ARKATANA

“Me këto mend që i ka qeveria sot, JO. Nëse ajo ndërron për dy kërkesat tona, sigurisht se do të provojnë të jemi partnerë të saj. Por do të ishte gabim fatal i tyre, sikur të mendonin që institucionalizimin e AAK-së, ta shfrytëzonin si dobësi të saj.

AAK-ja do të mbetet e pakompromis se dy marrëveshjet e fundit, janë gjëja më e keqe që mund t’i ndodh Kosovës, prandaj ato duhet të ndalen”, ka thënë Nitaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.