Fundamenti

Bekim Rexhepi zgjedhet përfaqësues i LRF të Gjilanit në KE të FFK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Kuvendin e jashtëzakonshëm në praninë e 18-të delegatëve nga Lidhja Rajonale e futbollit në Gjilan është përzgjedhur përfaqësuesi i LRF të Gjilanit në KE të FFK-së Bekim Rexhepi.

Në këtë kuvend të jashtëzakonshëm ishin edhe nënkryetari i FFK-së Agim Ademi dhe Sekretari gjeneral i FFK-së Eroll Salihu.

Kuvendi i jashtëzakonshëm u mbajt pasi muaj më parë Murat Hoxha kishte ofruar dorëheqjen për të mbetur deputet në Kuvendin e Kosovës.

Të nominuar për përfaqësues të ri ishin Nehat Osmani KF Drita, Dërgut Selimi KF Gjilani dhe Bekim Rexhepi KF Galaksia.

Fillimisht delegati i KF Gjilanit Abdulla Syla dha një varg vërejtjesh dhe shkeljes së rregullores dhe pastaj ka braktisur mbledhjen së bashku me delegatin e përzgjedhur nga KF Gjilani Dërgut Selimin.

ARKATANA

Me vota të fshehta dy kandidatët Bekim Rexhepi i përzgjedhur nga KF Galaksia dhe Nehat Osmani nga KF Drita arritën këto vota për Bekim Rexhepin votuan 14-të delegat ndërsa për Nehat Osmanin 3 delegatë dhe 1 votë e pavlefshme.

Dy përfaqësuesit nga FFK-së Agim Ademi dhe Eroll Salihu deklaruan.”Gjithçka ka qenë transparente me status, në këtë kuvend u bë një punë demokratike dhe ne Rexhepit i urojmë që regjionin e Gjilanit ta prezantoj në mënyrë të denjët”.

Ndërsa anëtari i ri i Regjionit të Gjilanit në futboll në KE të FFK-së, Bekim Rexhepi theksoi.”Falënderoj të gjithë delegatët që ishin prezent në këtë kuvend dhe besimin që ma kanë dhënë, do të bëj gjithçka t`i prezantoj në mënyrë dinjitoze”./rajonipress/