Lëvorja e mandarinës, efikase kundër kollit
Mandarinat janë të shijshme, por të paktë janë ata që e dinë se edhe lëvoret e tyre janë të dobishme, por kujdes, kjo vlen vetëm për mandarinat e paspërkatura, pra ato organike.
Nëse ju dhemb fyti, apo keni kollitje, bluani 50 gramë lëvore të mandarinës dhe vendoseni në kavanoz. Shtoni aty alkool 40%. Kavanozin mbylleni mirë dhe lëreni që të qëndrojë një javë, në vend të errët. Pas kësaj, konsumojeni nga një lugë pas ushqimit, e më pas hajeni një lugë mjaltë.
Lëvoren e mandarinës mund ta përdorni edhe si desert të shijshëm.
Përbërësit:
500 – 600 g mandarina
300 – 400 ml ujë
1 lugë kripë
350 g sheqer
350 ml ujë
Sheqer shtesë për “zhytjen” e lëvoreve
Procedura:
Vendosni lëvoret e mandarinës në një enë, qituni 300 – 400 ml ujë dhe shtojeni një lugë kripë. Ziejeni lëvoren deri sa të vlojë. Më pas ujin hidheni, e lëvoret ruani. Kjo procedurë e largon shijen e hidhur nga lëvorja. Lëvoret e ziera grini në rriska të holla. Në një enë tjetër përzieni 350 g sheqer dhe 350 ml ujë, duke lënë që përzierja të zihet, e sheqeri të shkrihet. Shtoni lëvoret e përgatitura dhe krejt zieni për gjysmë ore, derisa shurupi të bëhet i dendur. Lëvoret nxirrni dhe qitni në kulluese, e më pas në shumë sheqer, duke i shtrirë që të teren. Mund t’i përdorni për ëmbëlsira, pije, apo për t’i ngrënë direkt.
(Kosova Sot)


