Eko Higjiena

Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe Komuna ndihmojnë fermerët e Kamenicës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në bashkëpunim me Drejtorin e Bujqësisë dhe Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, të martën është mbajtur takimi informues me Fermerët e komunës së Kamenicës për fazën e parë për të konkurruar me projektet e tyre për grante.

Takimin e hapi Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Islam Isufi, ku ndër të tjera ai tha se Komuna e Kamenicës është në mesin e katër komunave të përzgjedhura nga Agjensioni Austriak për Zhvillim – projekti RESI dhe implementuas i këtij projekti është CARE.

Qëllimi i këtij projekti është që tu ndihmoj fermerët përmes të projekteve të ndryshme, këshillave dhe grandeve për të siguruar një vetëpunësim.

Pjesëmarrësit e këtij takimi i përshëndeti dhe e përkrahu edhe kryetari i komunës z. Begzad Sinani, i cili e falënderoi RESI-në, ( Iniciativa për Qëndrueshmëri Ekonomike Rurale ) që pas takimeve të mbajtura më herët me këta, kishte gjetur mirëkuptim që edhe Komuna e Kamenicës të jetë e përzgjedhur.

Ai tha se Fermerët tanë e duan punën, prandaj edhe sot ata kanë ardhur në numër kaq të madh, vetëm ju duhet ndihma financiare fillestare për të filluar veprimtarin e tyre, mundësia më e mirë dhe më e shpejt për krijimin e vendeve të reja të punës është sektori i Bujqësisë ne do të mundësojmë bashkëpunimin me të gjithë investitorët dhe donatorët për t`iu ofruar qytetarëve mundësi të reja për punësim.

UBT

Faton Krasniqi, Menaxher i projektit RESI, tha se përvojat e mira nga komuna e Suharekës do aplikohen edhe këtu në komunën tuaj. Do të ndihmohen dhe përkrahen edhe femrat që të fuqizohen ato, si edhe grupe tjera të cilat nuk mund të plotësojnë kriteret për grande nga MBPZHR, qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi apo zbutja e papunësisë.

Gjatë këtij takimi, u dhanë sqarime të shumta për sektorë të ndryshëm të Bujqësisë dhe mënyrat e aplikimit ku mund të konkurrojnë Fermerët, ata të cilët janë të interesuar, pastaj shumat maksimale dhe minimale, si dhe u shpjegua mënyra e plotësimit të dokumentacionit aplikues.

Partnerë kryesorë do të jetë komuna e Kamenicës dhe organizata Austriake do të zgjasë 28 muaj.

Gjatë këtij takimi fermerët u njoftuan më hollësisht për mundësit e përfitimit nga ky projekt për të gjithë sektorët e Bujqësisë me projektet e tyre. Të gjithë fermerët të cilët janë të interesuar për të aplikuar për projekte të ndryshme për grant, ata do t`i kenë 3 mundësi për aplikim.

Për informata më të hollësishme gjithë fermerët mund të informohen në web faqen e projektit ëëë.resi-ks.org , si dhe në DBPZHR në Kamenicë.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të përgatisin projektet e tyre dhe të aplikojnë në financimin e këtyre projekteve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.