Eko Higjiena

Lamtumirë Stoke, Shaqiri te skuadra nga Liga e Kampionëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri pret që shpejt të luajë për një skuadër e cila merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e Xherdan Shaqirit është larg Stoke Cityt. Kosovari me pasaportë zvicerane po kalon momente të mira në Stoke City, por dëshira e lojtarit nga Zhegra është që në një të ardhme të kthehet sërish të luajë për një skuadër që garon në Ligën e Kampionëve.

FIDANISHTJA

“Në moshën 25-vjeçare do të ishte absurde të thosha se unë dua ta përfundoj karrierën në Stoke Cityt. Në këtë moment po ndihem shumë rehat, kam shënuar tre gola”, ka deklaruar Shaqiri për Blick, përcjell Express.

“Stoke City është super ekip me super trajner dhe mban vendin e nëntë në Premier League. Por sigurisht unë do të luaj në një të ardhme të afërt edhe një herë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë theksues ish anëtari i Baselit, Bayernit dhe Interit. /Express/