Fundamenti

Ministria e Infrastrukturës këtë muaj i dha licencë aviokompanisë mashtruese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kompania ajrore “Maleth-Aero”, e cila i la 100 udhëtarë të mërkurën në Aeroportin e Prishtinës, është licencuar gjatë këtij muaji nga Ministria e Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga Lutfi Zharku.

Zyrtarët e këtij dikasteri qeveritar thonë se janë të njoftuar për anulimin e fluturimit të kësaj aviokompanie, mirëpo, sipas tyre, nuk kanë pranuar kurrfarë ankese nga pasagjerët.

FIDANISHTJA

Saranda Jusufi, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Infrastrukturës, ka thënë për gazetën “Zëri” se kjo kompani ka anuluar një fluturim të mërkurën dhe një tjetër duhet ta realizojë gjatë këtij vikendi. Sipas saj, nëse do të ketë ankesa nga pasagjerët për shkak të mostrajtimit ashtu siç parashihet me rregulla në këto raste, Ministria e Infrastrukturës do të ushtrojë kompetencat e veta të cilat i ka në bazë të legjislacionit në fuqi.

Kompania malteze “Maleth-Aero” më 21 tetor 2015 ka pasur një anulim fluturimi në drejtim të Dusseldorfit, duke lënë pasagjerët në Aeroportin e Prishtinës. Mbi 100 udhëtarë, që kanë pasur për destinacion Gjermaninë, kishin mbetur me bileta në dorë në terminalin e Aeroportit. Fluturimi, që duhej të realizohej me fillim nga ora 07:00, ishte shtyrë për në orën 11:10, por nuk është kryer nga kompania “Maleth-Aero”, derisa pasagjerët që kishin prerë biletat për në Dusseldorf nuk u është dhënë kurrfarë shpjegimi nga askush. Madje as nga stafi informues i Aeroportit./zeri/