Fundamenti

Nxënësit gjilanas përmes vizatimeve tregojnë nivelin e lartë të kulturës dhe tolerancës ‏

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Gjilan kanë hapur sot ekspozitën për qytetarë me temën toleranca dhe solidariteti, duke tërhequr një numër të madh të të interesuarve që të ndjejnë këtë punë artistike.

Kjo ekspozitë është në kuadër të aktiviteteve të cilat janë radhitur në agjendën e ngjeshur për këtë qëllim nga Komuna e Gjilanit dhe Bashkësitë Fetare, duke qenë pjesë e ngjarjeve të ndryshme që përçojnë mesazhin e fuqishëm për tolerancën fetare dhe solidaritetin në përgjithësi.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, i cili shoqërohej edhe nga drejtorët e drejtorive komunale dhe krerët e bashkësive fetare në Gjilan, ka thënë se kjo ekspozitë flet shumë.

Fundamenti

“Secili qytetarë, që do të ndaj pak kohë të shohë me kujdes këtë ekspozitë në pikturë, e cila është punuar nga nxënësit e Gjilanit, do të kuptoj nivelin e lartë të tolerancës fetare që është në këtë Komunë. Nxënësit përmes pikturave dhe vizatimeve po na tregojnë të gjithëve për tolerancës dhe solidaritetit që është në kulturën e lartë qytetare të Komunës së Gjilanit. Kjo është vlerë e përbashkët e të gjitha grupmoshave, e të gjitha gjeneratave, pa dallime etnike dhe fetare”, tha nënkryetari Kadriu.

Ndërsa drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, ka thënë se puna e këtyre nxënësve flet më së miri për tolerancën dhe solidaritetin.

“Të qëndrosh para këtyre pikturave është një krenari, sepse nxënësit, nivelin e tyre të shkëlqyeshëm e treguan edhe përmes kësaj ekspozite. Këta nxënës dëshmuan edhe sonte se cili është niveli i tyre i përkushtimit për mësimet dhe ndaj të ardhmes së tyre profesionale. Unë ndjehem i nderuar dhe shumë mirë të jem para një pune të mrekullueshme të këtyre nxënësve dhe angazhimit të tyre konkret në këtë rast, por edhe angazhimit të palodhur të mësimdhënësve të tyre”, tha ndër të tjerash Musa, i cili ka folur poashtu edhe për traditën shekullore të qytetarëve të kësaj Komune në promovim, mbrojtje dhe avancim e kulturës tolerante dhe solidare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.