ARKATANA

VV: Sfera e shëndetësisë, me skandale të shumta‏

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani javën e kaluar në një takim pune me Drejtorin e Drejtoratit të Shëndetësisë si dhe Drejtorin e QKMF në Gjilan ka thënë se ka përmirësime sa i përket sistemit shëndetësor në tri nivelet. Lidhur me këtë çështje, deputetja e VV, Besa Baftiu tha se nuk ka asnjë bazë në këtë deklaratë të Ministrit, ngase sektorin e shëndetësisë po e përcjellin skandale të shumta.

“Një i tillë ndodhi edhe në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ku drejtorit të këtij spitali iu ka caktuar arresti shtëpiak për një muaj për faktin se në kundërshtim me ligjin në impiantin për shkatërrimin e mbeturinave spitalore janë asgjësuar produkte medicinale. Sasia është afër 4 tonë material shpenzues dhe barna me afat të skaduar, e në anën tjetër qytetarët vazhdojnë të blejnë barna të cilat nuk i gjejnë në spital”, theksoi Baftiu.

Ky veprim i shkatërrimit të këtyre barnave përveç që po ju kushton pacientëve financiarisht po ashtu po iu kushton shumë edhe në shëndet sepse kemi të bëjmë me barna me afat të skaduar. Gjendja nuk është më e mirë as edhe në QKMF ku edhe vete ministri sa ka qenë mjek i Emergjencës ka qene shume kritik sa i përket shërbimeve në sektorin primar.

FIDANISHTJA

“Pushteti aktual ka premtuar se në fshatra do të ketë mjekë të rregullt, e kjo nuk po ndodh edhe përkundër se kemi një numër të madh të mjekëve që presin punë. E ajo që është duke u punuar në QKMF është rehatimi i militantëve partiakë në pozita udhëheqëse pa konkurs dhe kritere e në anën tjetër largohen shefat e sektorëve që kane pasur performance pozitive”, tha drejtuesja e Nënkomitetit për Shëndetësi në Qendrën e Lëvizjes VVnë Gjilan, Myrvete Kurteshi.

Sa i përket nivelit terciar apo QKUK-së, jo vetëm që nuk po angazhohet Ministri në përmirësimin e kushteve të punës, por po e shkatërron tutje atë duke licencuar Spitalin Amerikan privat brenda oborrit të QKUK-së, edhe përkundër kundërshtimeve që janë bërë nga bordi i drejtoreve të QKUK-së, Sindikata e punëtoreve shëndetësor, qytetarët, si dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 2007./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.