Aty ku lindi dielli, aty po perëndon
Nga Hidajet Ahmeti – Ndryshimet në udhëheqjen e PDK-së, afera Pronto, hetimet e shumë zyrtarëve të PDK-së në nivel vendi, aktakuzat e shumta të zyrtarëve të kësaj partie e kanë ngjallur një pasiguri brenda subjektit. Prandaj e gjithë kjo rrëmujë e PDK-së ka ngjallur një panikë brenda saj, dhe po mundohet me çdo kusht që ta vazhdojë pushtetin në Komunën e Drenasit. Drenasi është një matës i mire e në veçanti për ish kreun e Shikut, Kadri Veselin.
Qytetarët e Drenasit ia dhanë një goditje të fuqishme PDK-së e në veçanti, ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veseli, duke treguar se Drenasi e duan ndryshimin dhe e ndëshkojnë keqqeverisjen. Kjo është rruga e vetme që të disiplinohen individët që kane keqpërdorur në emër të popullit e në veçanti disiplinohen subjektet politike, të cilat kanë një bindje se bastionet politike nuk mundë të thyhen, dhe kanë bërë gjithçka për klientelen e vetë duke menduar se e kanë pushtetin e sigurt.
Drenasi e dëshmoj se është për ndryshim rrjedhimisht për ndëshkim të keqqeverisjes, edhe pse gjithë arsenali politik i PDK-së zbarkoj në këtë komunë. Përkundër shantazhit,presionit qytetarët e dëshmuan se nuk ju nënshtrohen shantazhit e presionit, kur vije në pyetje interesi i përgjithshëm qytetarë. Shkurja në balotazh për PDK-në, përkundër mekanizmave qe përdori ka simbolikën e shumëfishtë, në njërën anë dëshmoj se mund të thyhen bastionet e partive politike, kurse në tjetrën u dëshmua se qytetarëve nuk ju intereson partia politike, por duan mirëqenie e ndryshime pozitive. Shumë njerëz nuk e kanë besuar se do të ndodhë një gjë e tillë, pasi që klientela e PDK-së në këtë komunë është trashur aq shumë sa që nga këta njerëz ishte krijuar bindja se Komuna e Drenasit është pronë e tyre. Shkurja në balotazh ngjallë shpresat te qytetarët se ndryshimi mundë të vije atëherë kur qytetarët e duan atë, dhe nuk ju nënshtrohen shantazhit e presionit në asnjë mënyrë.
Pa dashur të fyej askënd, përkundrazi i çmojë vlerat e Lladrovcit për luftën çlirimtare dhe sakrificën më familjen e tij, por ambiciet e tij të sëmura për të qenë Kryetar komune janë një kapërcim i diçkaje që nuk ish dashur të ndodhë, personaliteti dhe intelekti i tij të japin një pasqyrë tjetër. Nuk duhet të fyhen institucionet publike me njerëz të tillë, të cilët përveç vlerave të luftës nuk gëzojnë përgatitje intelektuale. Për mendimin tim çdokush duhet të ketë vendin e vetë, çlirimtarët duhet të gëzojnë benifite dhe respekt nga institucionet publike, por jo t’i futin hundët në atë që nuk duhet.
Shkuarja në balotazh është një lajm i jashtëzakonshëm vetëm për Drenasin, por për gjithë Kosovën. Rënies së PDK-së i gëzohen shumë qytetarë të Kosovës, mbasi drita në fund tunelit po e merr një reflektim më të theksuar. Ky transformim i qytetarëve të Drenasit tregon se në Kosovë po vije era ndryshim, dhe po vërehet se kemi një lodhje të qytetarëve në gjithë Kosovën, pikërisht nga klasa udhëheqëse e pas luftës. Kosovës i duhet një ndryshim substancial, njerëzit e krimit duhet të largohen përmes votës qytetare dhe ngadalë Kosova ta merr pamjen e një shteti normal e evropian. Përkundër fushatës së egër, dinake, shantazhuese, kërcënuese nga njerëzit e PDK-së, qytetarët u mobilizuan si kurrë më parë dhe i dhanë një goditje këtij subjekti politik kriminal. Mbesin në shpresë se në balotazhin e Janarit të ketë një koalicion më të gjerë duke u quajtur “koalicioni anti krim për Drenasin” ku do të përfshin të gjitha subjektet politike, qytetarë e OJQ, kundër të keqes më të madhe të Kosovës, PDK.
Subjekti politik kriminal,PDK, duhet të kuptojë se ka përfunduar koha për ta, antivlerave duhët t’ju vijë fundi,Kosova ka nevojë për njerëz me vlera intelektuale, morale e kombëtare. Kam një bindje se ndryshimi mundë të ndodhë, edhe pse PDK-ja do të përdorë të gjitha mekanizmat që ka në dorë, paranë, kërcënimin, shantazhin, presionin që ta vazhdojë pushtetin në këtë komunë.


