Në Kamenicë formohet dega e partisë së re e romëve të Kosovës
Kamenicë – Jollxhi Shala ka thënë se komuniteti rom është në pozitën më të vështirë ekonomike se komunitetet tjera. KNRP-ja, do të angazhohet që në të gjitha strukturat shtetërore të jetë i përfshirë edhe komuniteti rom. Jemi të vetëdijshëm, se të gjitha problemet, nuk munden të zgjidhen menjëherë, por sipas përparësive që i kanë ato ka thënë ai.
Në sallën solemne të shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati“ në Kamenicë, është mbajtur Kuvendi i kësaj partie, e cila zgjodhi njëzëri me aklamacion, Bajrush Kryeziun kryetar të degës.
Të pranishëm ishin, kryetari i kësaj partie Jollxhi Shala, dhe disa anëtarë të kryesisë. Shala, premtoi se kjo parti do të angazhohet për zbutjen e problemeve të komunitetit rom.
Ai i konsideron se ata janë në pozitën më të vështirë ekonomike ,se komunitetet tjera. KNRP-ja, do të angazhohet që në gjitha strukturat shtetërore të jetë i përfshirë edhe komuniteti rom. Jemi të vetëdijshëm, se të gjitha problemet, nuk munden të zgjidhen menjëherë, por sipas përparësive që i kanë ato.
Ai, para delegatëve e falënderoi kryetarin e komunës, Begzad Sinanin, se ka mirëkuptim edhe angazhohet që brenda mundësive, edhe për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet komunitetit rom./rajonipress/


