Fundamenti

Projekti i kanalizimit fekal dhe atmosferik në lagjen “Arbëria” në përfundim e sipër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, është duke e finalizuar projektin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në lagjen “Arbëria”.

Punimet i ka vizituar sot nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe ai i Prokurimit, Salih Kqiku.

Kadriu u shpreh i kënaqur që po finalizohet ky projekt që është jashtëzakonisht i nevojshëm për qytetarët e lagjes “Arbëria”.

FIDANISHTJA

“Ky projekt është vazhdimësi e projekteve në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore të kryetarit Haziri. Është projekt shumë i nevojshëm për qytetarët e kësaj lagjeje dhe po punohet me cilësi të lartë. Po vazhdojmë të punojmë shumë në përmbushjen e këtyre objektivave, në mënyrë që qytetarët tanë të jetojnë dinjitetshëm”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ndryshe, projekti i kanalizimit fekal dhe atmosferik ka gjatësi prej 585 metrash me kosto prej 65 mijë euro dhe pritet të përfundoj brenda pak ditësh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.