United Hospital

“Eco – Higjiena” me ofertë serioze për fshatrat e Kamenicës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Së shpejti (brenda katër muajsh) do të filloj pilot-projekti i ndarjes/seperimit të mbeturinave. Kompania “Eco – Higjiena”, gjithashtu do të vijë me ofertë të mirë për fshatrat e Kamenicës, për bartjen e mbeturinave për në deponi në Gjilan ka thënë Fatmir Matoshi pas takimit që ka pasur me drejtuesit e “Eco – Higjiena”, Senad Rama, Gerhard Dummer dhe Leonora Ajeti Latifi.

Nga ky takim është vlerësuar se inkasimi i faturave të “Eco – Higjiena” brenda vitit të saj të parë të operimit ka qenë 67.91, por ata shpresojnë që kjo përqindje të rritet, dhe bashkë me të edhe cilësia e shërbimeve.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, i priti në takim përfaqësuesit e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Eco-Higjena”, Gerhard Dummer dhe Senad Ramaj me bashkëpunëtorë. Temë e këtij takimi ishte informimi rreth punës së kompanisë gjatë një viti në Komunën e Kamenicës.

Nënkryetari Matoshi, i ka falënderuar përfaqësuesit e “Eco-Higjiena” për angazhimin e tyre në Kamenicë dhe ka shprehur mendimin se gjatë këtij viti ka pasur punë të mirë dhe efikase të kësaj kompanie e cila vepron në kuadër të Partneritetit publiko – privat.

Gerhard Dummer ka njoftuar se gjatë vitit në Kamenicë ka pasur një inkasim prej 67.91% , përqindje kjo që i kalon komunat Gjilan e Viti.

Mobi Casa

Matoshi ka thënë se inkasimi sa më i lartë tregon edhe performancën e punës së kompanisë dhe ka shprehur vullnetin që të ndihmojë në rritjen e vetëdijesimit për të paguar faturat mujore të bartjes së mbeturinave.

Në takim u fol edhe për një projekt që pritet të filloj në muajt e ardhshëm përmes të cilit familjeve do tu mundësohet seperimi ose ndarja e mbeturinave në vende të veçanta, ashtu siç ndodh në gjithë Evropën. Ky projekt do të filloj të testohet vetëm në disa pjesë të qytetit për të parë më vonë mundësinë e shtrirjes në tërë territorin.

Gjithashtu “Eco – Higjiena”, do të vijë me ofertë edhe për fshatrat e Kamenicës, për bartjen e mbeturinave. Për këtë pikë nënkryetari Matoshi ka thënë se edhe komuna do të ndihmojë përmes këshillave lokale që të takohen banorët dhe t`u propozohet kjo ide.

Në takim gjithashtu u fol edhe për përfaqësimin e komunës në bordin e pronarëve të KRM Higjiena dhe në bordin drejtues të “Eco – Higjiena”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.