HW

Serbët, të painteresuar për operator të ri energjetik

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Serbët ende nuk kanë shprehur interesim për të aplikuar për operatorin e ri energjetik në Kosovë, ashtu edhe si e parashikon Marrëveshja për Energjinë e arritur së fundmi në Bruksel. Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka thënë për “Zërin” se dy kompanitë serbe është dashur të aplikojnë menjëherë pas konkluzioneve të Marrëveshjes së 25 gushtit.

Por që, sipas saj, një gjë e tillë ende nuk është bërë nga ana e shtetit fqinj. “Këto kompani janë të reja. Pritet të aplikojmë pranë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Republikën e Kosovës, por deri më tani nuk kanë aplikuar janë në vonesë. Marrëveshja thotë se pas nënshkrimit të konkluzioneve më 25 gusht është dashur të aplikojnë, ende nuk kanë aplikuar.

Mobi Casa

Natyrisht, aplikimi i tyre duhet të jetë në bazë të ligjeve të Kosovës. Sipas marrëveshjes, duhet të kenë licencim nga ana e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës, licencim për veprimtari tregtare dhe për furnizim me energji. Kompanitë që do të operojnë në Kosovë do të themelohen dhe regjistrohen në Kosovë”, ka thënë ajo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.