Mobi Casa

Zjarrfikësit marrin donacion me vlerë mbi 60 mijë euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Zjarrfikësi Mentor Krasniqi, me prejardhje nga Kamenica, i cili këtë profesion e ushtron në Gjermani e ka mbajtur premtimin e dhënë muaj më parë Komunës së Kamenicës, për të sjellë pajisje për Brigadën e zjarrfikësve. Në një ceremoni sot në Kamenicë në prezencën e nënkryetarit të Komunës Fatmir Matoshi, u bë dorëzimi i këtyre pajisjeve vlera e të cilave llogaritet të jetë mbi 60.000 euro.

Këto pajisje janë siguruar nga njësitet e zjarrëfikjes të qyteteve Aachen dhe Geilenkirchen dhe përbëjnë rroba për zjarrfikës, dhe të gjitha pajisjet profesionale që janë të nevojshme.

Në një pritje në Komunën e Kamenicës, falënderim i veçantë i `u bë zjarrfikësit Mentor Krasniqi, nga ana e Nënkryetarit të Komunës Fatmir Matoshi.

Eco Higjiena

“Ju keni treguar shembullin më të mirë se si punohet për komunën dhe si duhet të veproj secili qytetarë që e ka mundësinë të ndihmoj komunitetin e vet. Trajnimet që i keni bërë me zjarrfikësit tanë, dhe ndihma që sollët sot janë një garancion më shumë se efikasiteti i zjarrfikësve tanë do të rritet në vazhdimësi. E falënderoj edhe komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve Riza Bunjakun dhe drejtorin Faik Rexhepaj për angazhimin e tyre që të bëhet transportimi i këtyre pajisjeve me vlerë nga Gjermania në Kamenicë.”

Mentor Krasniqi, është shprehur i lumtur që me bashkëpunimin me komunën dhe zjarrfikësit e Kamenicës ka arritur të realizoj me sukses idenë e tij, për të sjellë këto pajisje në Kamenicë. “Unë e kam bërë detyrën time dhe jam i lumtur për këtë që po ndodh sot këtu” tha Mentor Krasniqi.

Në emër të Komunës së Kamenicës, dhe kryetarit Begzad Sinani, nënkryetari Matoshi u ka përcjellë mirënjohje njësive të zjarrfikësve të qyteteve Aachen dhe Geilenkirchen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.