ARKATANA

Haziri: Nëntë muajt e qeverisjes 2015, me sfida e progres

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve, për të diskutuar për nëntë mujorin e punës së vitit 2015.

Në takim, kryetari Haziri, pasi ka dëgjuar raportimet e të gjithë drejtorëve, ka konkluduar se nëntë muajt e qeverisjes së tij gjatë këtij viti ishin plot sfida, por që tha se e gëzon fakti që ka progres në shumë fusha, duke shtuar se ka vazhduar qeverisjen me dyer të hapura, duar të pastra dhe me një dietë të ashpër sa u përket shpenzimeve.

Prej sukseseve më të mëdha gjatë nëntë mujorit të punës është vlerësuar ndërtimi 17-të shtëpive për familjet që kanë probleme me banim.

Kryetari Haziri tha se do të vazhdohet me këtë ritëm, derisa siç tha, “t’i nxjerrim të gjitha familjet nga gjendja e rëndë e banimit”.

Te sektori i arsimit, u tha se ka progres sa i përket ngritjes së cilësisë, e që e dëshmon edhe suksesi i nxënësve gjilanas, që gati në të gjitha garat janë kthyer me vendin e parë, të dytë ose të tretë.

Hidromorava

Ndërkohë, mbi 200 mijë euro janë inkasuar më shumë krahasuar me vitin e kaluar nga lejet e ndërtimit në kuadër të urbanizmit, pastaj është filluar me hapjen e rrugëve në “Fiadanishte” për të vazhduar me “Monteeth” e “Livadhet e Arapit”.
Në këtë mbledhje u vlerësuan reformat në administratë, rritja e cilësisë së shërbimeve përmes avantazheve të teknologjinë informative, rritja e performancës, implementimi i projektit “Telework” etj.

Gjatë kësaj mbledhjeje të kryetarit Haziri me drejtorët komunalë, është vlerësuar suksesi në implementimin e katërshes së prioriteteve, ku po vazhdohet me heqjen e lloçit dhe vadave gjithandej territorit të komunës së Gjilanit.

Poashtu, janë përmendur edhe sukseset në sektorin e bujqësisë, bie fjala për rritjen e subvencioneve, dhënia e mekanizimit bujqësor, ndërtimi i rrugëve të arave, ndërkaq u paralajmërua se këto ditë pritet të fillojë shpërndarja e farës së grurit. Në mbledhje janë përmendur sukseset në shëndetësi, kadastër e gjeodezi, kulturë, rini e sport etj.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, paralajmëroi se tre muajt e fundit të këtij viti do të jenë edhe më dinamik në realizimin e projekteve për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.

Ndryshe, raporti i kryetarit Haziri për nëntë mujorin e punës do t’i dorëzohet me shkrim asambleistëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në seancën e radhës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.