Uji Dea

Kosova bukën e siguron nga Serbia

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Rreth 13 milionë euro është importi i miellit nga gruri brenda vitit në Kosovë, kryesisht nga Serbia, Hungaria dhe Austria. Sipas Doganave të Kosovës, gjatë vitit 2014 janë importuar 53.8 milionë kilogramë miell, prej të cilave 53.6 milionë janë importuar nga Serbia, transmeton zeri.info.

Nëse i kthejmë në euro këto kilogramë mielli, del se janë importuar gjatë vitit 2014 mbi 13 milionë euro. Kurse për periudhën 9-mujore të këtij viti Republika e Kosovës ka importuar miell rreth 45.5 milionë kilogramë miell.

Nga këto shifra pothuajse të gjitha janë importuar nga Serbia, rreth 45 milionë kilogramë. Kjo i bie se për këtë periudhë 9-mujore Serbia ka eksportuar miell në Kosovë në vlerë prej 11.4 milionë eurosh.

Uji Dea

Derisa statistikat doganore flasin për mijëra tonelata grurë dhe miell të importuar, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë deklarojnë vazhdimisht se nga prodhimi vendor përmbushen më shumë se 70 për qind të nevojave të brendshme.

Nga të dhënat e po kësaj Ministrie, vendi importon gjatë një viti rreth 130 milionë kilogramë miell ose 130 mijë tonë për konsum të përgjithshëm, konsum për bagëtinë, grurë për mbjellje dhe për nevojat industriale./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.