‘Zonjusha në të kuqe’ pushton mediat botërore
Ajo është krenare për rrënjët e saj dhe tashmë dihet botërisht.
Pjesëmarrja e këngëtares shqiptare Rita Ora në dasmën e famshme në Prishtinë është bërë kryelajm i mediave të huaja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
“Daily Mail” ka dedikuar edhe një shkrim për “Zonjushën në të kuqe”, e cila ishte në dasmën e kushëririt të saj Arlit Kastratin, i cili u martua me Filiz Salihu.
Sipas “Daily Mail”, bukuroshja bionde 24-vjeçare magjepsi të gjithë derisa u shfaq me një fustan të kuq, duke ndjekur dasmën në vendin e saj të lindjes.
Më poshtë mund të shihni fotot që ky medium ka sjellë për yllin me prejardhje shqiptare. (Kosova Sot)


