Eko Higjiena

PDK: Luta më parë duhet të kërcënojë Isa Mustafën se sa qytetarët e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i komunës së Gjilanit do të ishte më mirë që të kërcënojë kryeministrin e tij Isa Mustafën, për zvogëlimin prej gjysmë milion euro që ia bëri buxhetit komunal për vitin 2016, se sa të kërcënojë qytetarët për borxhin që kanë ata ndaj komunës. Qytetarët e Gjilanit nuk janë aq të pasur për ta mbushur buxhetin e komunës dhe për të paguar dënimet e Isa Mustafës që po i bënë Gjilanit përmes buxhetit të saj thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas Riad Rashitit nga dega e PDK-së, është e papërgjegjshme dhe shqetësuese kjo formë se si një kryetar komune i drejtohet qytetarëve, duke u dhënë ultimatume për shlyerje të borxheve, sidomos në këtë pjesë të vitit (në pragë dimri) kur ata kanë më së shumti vështirësi financiare për të bërë një gjë të tillë.

UBT

“Ne e kuptojmë se kryetari i komunës dhe drejtorat e tij nuk i kanë këto vështirësi financiare, sepse janë duke i shfrytëzuar mu paratë e qytetarëve të Gjilanit për të bërë turizëm nëpër vende të ndryshme të botës, nuk ka vikend që nuk shfrytëzohet për turizëm nga zyrtarët komunal e deri te kryetari i komunës. E kuptojmë edhe mospunën e zyrtarëve komunal për të inkasuar borxhet e pashlyera sidomos nga bizneset, e kuptojmë edhe interesin e Lutës që një pjese dhe një numri të madh të bizneseve nuk i shqetëson fare, duke i lejuar edhe ai vet personalisht vërtetime pa i kryer fare obligimet ato biznese. Nuk është e drejtë dhe e moralshme që kryetari i Gjilanit të vizitojë bizneset të cilat kanë mijëra euro borxhe ndaj buxhetit komunal dhe bëjë propagandë politike me to, e në anën tjetër i kërcënon familjet të cilat mezi mbijetojnë në këtë gjendje edhe më të rënduar nga qeverisja e juaj” thotë Rashiti.

Dihet mirë sa cilat biznese investojnë dhe fitojnë me miliona euro në ndërtimet pa leje dhe nuk janë duke paguar asnjë euro taksa ndaj buxhetit komunal. Kështu nuk qeveriset Gjilani dhe buxheti i saj, duke i lënë të qetë të pasurit e në anën tjetër duke i kërcënuar të varfrit tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.