ARKATANA

Amnistohet pasuria e paligjshme e prokurorëve e gjyqtarëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përfituan nga korrupsioni, sistemi prokurorial nuk heton.
Duhanaj: Zyrtarët e drejtësisë, pjesë e oligarkisë

“Kjo oligarki as nuk hetohet e as nuk dënohet, sepse janë vetë ata, të cilët e bëjnë “drejtësinë”, drejtësi që është selektive dhe që drejtohet kryesisht kundrejt shtresave të varfra, bazuar në delikte dhe kundërvajtje të ndryshme të lehta. Ndërsa tërë sistemi është i bllokuar nga lëndët dhe akuzat, të cilat i ka mbuluar pluhuri, duke i shtyrë të vjetrohen dhe duke i palosur në sirtarët e harresës”, shprehet analisti Leon Duhanaj

Gjyqtarët dhe prokurorët aktualë thuajse janë amnistuar nga hetimet në lidhje me pasurinë e kundërligjshme që ata posedojnë.

Në fakt, nëse u referohemi formularëve të deklarimit të pasurive, i bie që pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të jenë më të varfër se mijëra familje kosovarësh, të cilët jetojnë me një pension apo me një ndihmë sociale. Kjo, për arsye se kanë arritur ta fshehin në mënyrë të përkryer pasurinë që kanë.

Uji Dea

Institucionet kompetente justifikohen, duke thënë se nuk kanë informacione për pasurinë e tyre të paligjshme, ndërkohë që nga ana tjetër kanë të gjitha mekanizmat për ta verifikuar këtë gjë.

Mjafton të verifikohen të ashtuquajturat takime seminaresh kryesisht në bregdetin e Durrësit, ku një numër jo i vogël i gjyqtarësh dhe prokurorëve nuk qëndrojnë në ambientet që janë kontraktuar, por në apartamentet e tyre private, të cilat nuk i kanë deklaruar.

Në këtë mënyrë justifikohen edhe pazaret që bëhen nën tavolina, nëpër kafene e restorante për avancime në poste të ndryshme.

Ndërkaq, Agjencia Kundër Korrupsionit thotë se nuk ka nuk ka informacione për raste konkrete. “Të gjitha informacionet trajtohen njësoj. Ne kemi raportuar në vazhdimësi se në mesin e ‘katër grupeve’ të institucioneve me më së shumti lëndë për dyshimet për korrupsion është edhe ‘Gjyqësori’ ”, është përgjigjur kreu i antikorrupsionit, Hasan Preteni./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.