Haziri kërcënon borxhlinjtë e komunës
Gjilan – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka apeluar tek qytetarët që të kryejnë të gjitha obligimet e pakryera nga janari i vitit 2009 e deri më tash që përfshinë tatimin në pronë, taksat dhe të hyrat komunale, lejet urbane dhe të hyrat tjera që vijnë nga ndërtimi, t’i kryejnë ato. Përndryshe, Komuna do të filloj grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat, duke bllokuar xhirollogaritë bankare në mënyrë që të inkasohen mjetet në këtë formë.
Lutfi Haziri ka përkujtuar qytetarët se Gjilani tashmë ka publikuar listën për faljen e borxheve për personat fizik dhe juridik për tatimin në pronë.
“Apeloj tek të gjithë qytetarët që kanë obligime të pakryera nga janari i vitit 2009 e deri më tash, që përfshinë tatimin në pronë, taksat dhe të hyrat komunale, lejet urbane dhe të hyrat tjera që vijnë nga ndërtimi, t’i kryejnë ato. Përndryshe, Komuna do të filloj grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat, duke bllokuar xhirollogaritë bankare në mënyrë që të inkasohen mjetet në këtë formë. Ky është apeli i fundit para se të ndërmerren masat tjera” ka shkruar Haziri./rajonipress/

