Uji Dea

Gjilani me donatorët ndërton shtëpinë e 17-të për familjet skamnore

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ka qenë muaji korrik i këtij viti kur përfaqësuesit e klubit të motoristëve nga Zvicra “Plisat” iu zotuan kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri për ndërtimin e një shtëpie për skamnorët, ndërkaq sot e bënë realitet.

Përfitues i ndërtimit të shtëpisë moderne me çelësa në dorë është familja e Shukri Rahimit nga fshati Verbicë e Zhegocit, e cila deri tani kanë jetuar në një shtëpi që nuk i ka plotësuar asnjë nga kushtet elementare për banim.

Në përurimin e shtëpisë ka marrë pjesë kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe përfaqësuesi i klubit të motoristëve “Plisat”, Bekim Dalipi.
“Bashkëkombasit tanë nga Zvicra dhe e mbarë bota kanë shprehur dëshirën e madhe që të ndihmohen familjet skamnore në Gjilan, duke iu falënderuar iniciativës së kryetarit Haziri, i cili organizoi vitin e kaluar mbrëmjen gala dhe ndau 100 mijë euro për familjet në nevojë. Me këtë rast dua ta falënderoj përzemërsisht klubin e motoristëve “Plisat” nga Zvicra për donacionin. Shpresoj që nuk do të jetë shtëpia e fundit dhe apeloj me këtë rast edhe tek të tjerët që të vazhdojnë të jenë solidar me familjet skamnore”, ka thënë me këtë rast kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Bekim Dalipi, përfaqësues i klubit të motoristëve “Plisat”, u shpreh i lumtur që kanë arritur ta bëjnë një familje me kulm mbi kokë, duke iu siguruar kushte shumë të mira për banim.

UBT

“Në fund të korrikut i premtuam kryetarit dhe sot, siç po e shihni, e ndërtuam këtë shtëpi me çelësa në dorë për këtë familje. Ka qenë dëshirë e jona që ta përzgjedhim një familje që jeton në një zonë rurale dhe Komuna e Gjilanit na e ka mundësuar këtë. Ne nuk do të ndalemi edhe në të ardhmen që t’u dalim në ndihmë njerëzve”, ka thënë Dalipi.

Pronari i shtëpisë Shukri Rahimi e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe donatorin, ndërkaq është shprehur se kjo është dita më e lumtur e jetës së tij meqë ka hyrë në shtëpi të re.

Kjo është shtëpia e 17-të që po ndërtohet për familjet skamnore pas iniciativës e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, i cili organizoi mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, ndërsa pritet të ndërtohen edhe të tjera po këtë vit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.