Eko Higjiena

Rrahmani: Po përmirësohen shërbimet shëndetësore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lidhur me të arriturat, sfidat dhe problemet nga niveli qendror ministri Rrahmani i cili në të njëjtën kohë është edhe Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë së Degës, përmendi përmirësimin e shërbimeve në tri nivelet si atë parësor, sekondar dhe terciar, me theks të veçantë furnizimin me barëra dhe material tjetër harxhues nga lista esenciale e MSH-së.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në takimin informues me Kryetarë të nëndegëve në bashkërendim me Komisionin e Degës për Shëndetësi si dhe Ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani raportuan lidhur me zhvillimet në këtë sektor.

Për punët e deritanishme raportuan dhe informuan Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë, Nexhat Hajrullahu si dhe Drejtori i QKMF-së z. Fejzullah Berisha.

Lidhur me të arriturat, sfidat dhe problemet nga niveli qendror ministri Rrahmani i cili në të njëjtën kohë është edhe Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë së Degës, përmendi përmirësimin e shërbimeve në tri nivelet si atë parësor, sekondar dhe terciar, me theks të veçantë furnizimin me barëra dhe material tjetër harxhues nga lista esenciale e MSH-së.

FIDANISHTJA

Drejtori i QKMF- z. Fejzullah Berisha u angazhua dhe informoi rreth vazhdimit të renovimeve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, si në qytet, poashtu edhe nëpër punkte, ku hyjnë edhe sigurimi i mjeteve dhe aparaturës së nevojshme për punë.

Ndër projektet e rëndësishme të realizuara vlen të përmendet – Skriningu i Kancerit të Gjirit nëpërmjet të Mamografit Mobil, si dhe përfundimi i Projektit të Kontrollave Sistematike të nxënësve të shkollave fillore të Komunës së Gjilanit, përpunimi i rezultateve dhe prezantimi i tyre para të gjithë Drejtorëve të Shkollave fillore, Drejtoratit të Arsimit, Drejtoratit të Shëndetësisë, Komitetit për Shëndetësi, QKMF-së dhe ekipeve të cilat kanë realizuar këtë projekt, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe përfaqësuesve të OBSH-së.

Në anën tjetër Drejtori i Drejtoratit, Nexhat Hajrullahu u përqendrua në sfidat dhe të arriturat e Drejtorisë me kategoritë sociale, ku ndër të tjera përmendi edhe përkujdesjen ndaj familjeve në nevojë me sigurimin e barërave për një numër të nevojtarëve, si dhe duke ua siguruar strehimin mbi 90 familjeve gjilanase, ku falë punës së madhe dhe angazhimit të Kryetarit Haziri, përmes fondit të solidaritetit po arrijmë të zbusim sado pak gjendjen e rëndë të kësaj kategorie./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.