Shëndetësia kosovare ndodhet në kollaps të plotë
Prishtinë – Xhevat Demiri anëtar i kryesisë së AAK në Prishtinë dhe anëtar i komisionit të sektorit të shëndetësisë në Prishtinë thotë se shëndetësia kosovare është në kolaps, por ky subjekt politik e ka alternativën se si mund të dilet nga kjo gjendje e rënd në sektorin e shëndetësisë.
Në Hotelin Emerlad në Prishtinë të shtunën është mbajtur konferenca shëndetësore në nivel vendi e organizuar nga sektori i shëndetësisë brenda AAK-së ku është diskutuar situata momentale e shëndetësisë e që u konstatua se është në kollaps apo para kolapsit, dhe se legjislacioni është i mangët në shëndetësi.
Nga kjo konferencë janë dhënë edhe alternativat dhe rekomandimet se si të dilet nga kjo situatë.
Xhevat Demiri njëri nga organizatorët e konferencës tha se në këtë ngjarje pati shumë referues, por kryesorët ishin kryesuesi i sektorit të shëndetësisë Talat Gjinolli, Luan Jaha, Tefik Bekteshi, Fitim Selimi dhe shumë të tjerë.
Demiri tha se nga ajo që është debatuar në konferencë dolën edhe si rrjedhim konstatimet dhe konkluzionet se shëndetësia është në gjendje kollapsi derisa AAK dhe punëtorët shëndetësor kanë alternativa për ta nxjerr nga ky kolaps.
Demiri tha se karakteristik e jashtëzakonshme e kësaj konference ishte interesimi aq i madh dhe përplot i punëtorëve shëndetësor të interesuar për të marrë pjesë e që llogaritet se ishin mbi 350 punëtor shëndetësor pjesëmarrës të konferencës.
Ndryshe Konferencën e ka përshëndetur edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj
Punimet janë duke vazhduar./rajonipress/


