Sylejmani: Ne nuk bëjmë vetëm kritika, por japim edhe rekomandime
Gjilan – Ne në Vetëvendosje nuk po japim vetëm kritika por po propozojmë edhe rekomandime se si duhet zgjedhur e zgjidhur disa çështje në fushën e arsimit, ka thënë Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit komunal dhe anëtar i Komitetit të Arsimit në Gjilan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sylejmani tha se janë disa çështje të arsimit që janë identifikuar nga Vetëvendosje e për të cilat, kjo Lëvizje konsideron se nuk janë në rregull dhe që duhet të ngritën dhe shqyrtohen e mbase gjithsesi edhe të përmirësohen.
“Parregullësit e mëdha në regjistrimin e nxënësve nëpër shkollat e Gjilanit, klasa e parë dhe klasa e dhjetë, Punësimet, zëvendësimet dhe transferet joligjore të mësimdhënësve, Anulimin e dhënies së bursave për studentë sipas buxhetit të planifikuar për vitin 2015, Organizimi i ekskursioneve, Përgatitjet higjieno-teknike nëpër shkollat e Gjilanit, Dështimi i investimit në kompleksin e shkollave të mesme/ rrethoja, Laramani e kohëzgjatjes së orës mësimore, disa shkolla 35, disa 40 e disa 45 minuta ora, Ndarja e orëve të lëndës së Mësimit Zgjedhor, Në disa lëndë nuk respektohet numri i orëve, i parapare me plan program sipas kurrikulës, Krijimi i klasave në drejtime përkatëse, pa qenë farë në konkurs, rasti te shkolla e arteve, Dështim i sërishëm i regjistrimit të nxënësve në shkollën e Agro-Bujqësisë, Asnjë investim në kabinete shkollore, Ndërtimi i dy sallave është ndalë si dhe problemet të tjera me të cilat përballet arsimi, Institucione parashkollore paguajnë mijëra ero për qiradhënie edhe përkundër premtimeve nuk filluan te ndërtohet asnjë objekt për to.
Afër 10 shkolla dhe paralele kane sistemin e nxehjes ende klasik(stufa) dhe ngrohje minimale, Ka disa vite që flitet e përflitet, se do behët vlerësimi i përformancës së mësimdhënësve, mirëpo edhe më tej kjo ka mbet vetëm si dëshirë. Mungon një plan veprimi për zhvillimin e mëtutjeshëm arsimin Gjilanas, Furnizim me material harxhues të cilësisë së dobët…
Sylejmani ka thwnw se duke e marrë në konsideratë gjendjen aktuale të mosrespektimit të parimit të vendimit të ligjit në arsimin parauniversitar, Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, ofron rekomandime të shumta
Sylejmani bënë të ditur se Vetëvendosje rekomandon që të verifikohen parregullsitë e mëdha të bëra gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë të shkollës fillore dhe në klasën e dhjetë të shkollës së mesme. “Formula e zarfit, ndarja e nxënësve në paralele, nuk zbatohet kjo formulë, e cila ka qenë e kontestuar vetëm nga Vetëvendosje dhe për çudi tash këta që ishin sponsor kryesor të zbatimit të kësaj formule nuk e respektojnë të njëjtën. Janë mbi 150 nxënës që sorollaten nëpër shkollat e mesme e që janë të paregjistruar. Andaj duhet të respektohet ligji për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme”, thotë ai.
Sipas tij, duhet të ndërmerren masa të domosdoshme ligjore për rregullimin e transfereve aktuale të mësimdhënësve nga një shkollë në shkollën tjetër( janë mbi 50 raste të transferove. Kërkohet edhe të ndërmerren masa të nevojshme që studentëve të cilët vitin e kaluar ju është ndarë bursa, e të cilët i plotësojnë kushtet për vazhdimin e bursës, ajo t’ju vazhdohet. të gjenden mjete nga kode të ndryshme buxhetore, si kundër që të ndërpriten udhëtimet jashtë vendit pa arsye dhe këto mjete t’ju dedikohen studentëve për bursa.
Sylejmani rekomandon që të ndërpritet fenomeni negative i punësimit në arsim në baza partiake dhe të nepotizmit, të ndërpriten urgjentisht punësimet e personelit arsimor përmes formës së zëvendësimeve pa zbatimin e procedurave ligjore, të respektohet rekomandimi i Komitetit të Arsimit për ndërprerjen e përkohshme të ekskursioneve të nxënësve të shkollave të mesme deri te një formë tjetër tepër më e mirë se kjo aktuale.
Po ashtu kërkon të ndërmerren masa të nevojshme që njësia komunale e auditimit të zbatojë procedurën e auditimit për zbatimin e procedurës së tenderit për organizimin e ekskursioneve të maturantëve për këtë vit, të ndërmerren masa urgjente për përmirësimi e kushteve higjiene- teknike në objektet shkollore, të ndërmerren masa urgjente për vendosjen e rrethojës në kompleksin e shkollave të mesme.
Po ashtu të respektohen rregullat ligjore e nënligjore për kohëzgjatjen e orës mësimore në institucionet e arsimit, të respektohen rregullat ligjore për ndalimin e pranimit në marrëdhënie pune të mësimdhënësve për lëndën e Mësimit Zgjedhor, të respektohen rregullat ligjore për respektimin e numrit të orëve për lëndët përkatëse sipas kurrikulës në shkollat pilote.
Sylejmani rekomandon edhe atë që të ndërpritet praktika aktuale e kundërligjshme e themelimit të klasave në shkollën e artit pamor, përkatësisht drejtimeve, pa shpalljen e konkursit për regjistrimin e nxënësve( Me konkurs ka qenë vetëm dizajni grafik, ndërsa pa konkurs janë formuar edhe dy tjera: (dizajn veshje dhe pikturë).
Ai kërkon të bëhet vlerësimi i dështimit të regjistrimit të nxënësve në shkollën e e Agro Biznesit dhe të ndërmerren masa të nevojshme për sensibilizimin e gjithanshëm të profesioneve të cilat i ofron kjo shkollë.
Rekomandimet tjera që i propozon Vetëvendosjes janë edhe ato që të ndërmerren masa urgjente dhe konkrete për investime në kabinete shkollore me pajisje përkatëse, të ndërmerren masa urgjente për rifillimin e punimeve në dy sallat e përuruar të edukatës fizike, të ndërmerren masa të nevojshme që në ato shkolla ku akoma nxehja është klasike të zëvendësohen me nxehje qendrore, të ndërmerren masa urgjente dhe konkretë për të vlerësuar përformancën e mësimdhënësve, të ndërmerren masa të domosdoshme për furnizimin e shkollave me material cilësor harxhues.
Po ashtu, në mungesë të një plani të veprimit të arsimit, menjëherë të ndërmerren masa të nevojshme për hartimin e një plani 5 vjeçar për zhvillimin dhe përparimin e arsimit në komunën e Gjilanit, përfundon listën e rekomandimeve Fehmi Sylejmani,anëtar i Kuvendit komunal dhe anëtar i Komitetit të Arsimit në Gjilan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Nevzad Isufi: Ka shumë arsye pse kërkuam seancë për arsim
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta atakojë qeverisjen në Gjilan si të papërgjegjshme dhe joserioze dhe se e ka fajësuar atë edhe për mos mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për arsimin por se ka thënë se janë të arta arsyet pse është dashtë të mbahet seanca me çështje ne arsimit në rend dite.
Nevzad Isufi, shef grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka thënë se kemi kaluar në gjysmën e dytë të tetorit dhe nga Drejtoria e Arsimit nuk kemi pasur një raport se si kanë qëndruar punët lidhur me regjistrimin e nxënësve, duke filluar nga parashkolloret e deri shkollat e mesme të larta, me punët rreth konkurseve për punëtorët arsimorë, zgjedhjes së drejtorëve e zv. Drejtorëve të shkollave, punët rreth përgatitjeve, renovimeve të objekteve shkollore, pajisjes së tyre me inventar e çështjes së ekskursioneve e çështje të tjera të rëndësishme për një mbarëvajtje sa më të mirë të vitit shkollor.
“Ne si parti opozitare kemi kërkuar që të informohemi me kohë për të gjitha këto në Kuvendin e komunës, ku edhe raportojnë drejtoritë e drejtorive komunale. Por kërkesa jonë për ta futur në rend dite këtë çështje në komitetin për Politikë dhe Financa nuk ka hasur në përkrahje, prandaj siç e dini kemi shfrytëzuar të drejtën legjitime, të paraparë edhe me ligj për një seancë të çrregullt a të jashtëzakonshme”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, për këtë arsye kanë mbledhur 16 nënshkrime nga anëtarët e Kuvendit nga të dy partitë opozitare, PDK, VV, por edhe nga anëtarë të Partisë në koalicion me LDK-në, por edhe nga partitë përfaqësuese të minoritetit turk e serb, pra gjithsej 16 nënshkrime që përbëjnë 47% e përbërjes së Kuvendit.
“Sigurisht, të gjithë këta anëtarë të kuvendit e kanë parë të arsyeshme, të nevojshme, të logjikshme dhe kanë pritur një raportim të tillë, prandaj edhe janë nënshkruar për këtë, prandaj është shumë e pasaktë ajo që thotë LDK-ja se kjo është bërë tinëzisht, sepse të gjithë e dinë, e dini edhe ju se kjo nuk është në natyrën tonë. Atë që ka ngjarë tashmë e dini, pozita e ka bojkotuar pa asnjë arsye të vetme seancën, përpos faktit, siç thonë ata që ajo (LDK-ja ) qenka e vetmja që po përcaktuaka rendin e ditës së Kuvendit”, ka thënë Isufi i Vetëvendosjes.
Ai thotë se po shihet se për pozitën nuk është me rëndësi çështja-përmbajtja por forma. Jo vetëm një herë deri tash është vërtetuar se çfarëdo propozimi dhe sa do i arsyeshëm të jetë ai, për partinë në pushtet është i papranueshëm vetëm se vjen nga opozita. Kjo është një qasje tejet e gabuar e pushtetit, që dëmton rëndë interesat e qytetarëve, jo vetëm ata që përfaqëson opozita, por edhe ata që përfaqëson ajo vet.
“Praktikat e bojkotit të kuvendit nga pozita në Kuvendin e Kosovës, po i sjellë edhe në Gjilan vet pozita, e jo opozita dhe kjo praktikë është vështirë shihet e të gjendet në vendet demokratike. Ne e dimë që anëtarëve të Kuvendit, sidomos atyre të minoriteteve, nënshkrues për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, iu është bërë presion, për shkak të nënshkrimit. Edhe kjo është e papranueshme”, ka thëne tutje Isufi.
Sipas tij, Kryesuesja e Kuvendit, me sjellje prej një militanteje partiake me pretendime si një “padrone” e Kuvendit komunal, po e vë veten në pozita qesharake. Kështu me që nuk ka mundur të arsyetoj vonesën e raportimit të drejtorit të Arsimit,” i jep vetes të drejtë, “pa të drejtë”, që ende pa u thirrur mbledhja e Komitetit për politikë dhe Financa” që ta caktoj vet pikat e rendit të ditë, madje raportin nga drejtoria e arsimit e paska paraparë në pikën në të ndryshme të seancës së ardhshme!
Nëse Kryesuesja e Kuvendit paska të drejtë vet të caktojë pikat e rendit të ditës për Kuvend, atëherë shtrohet pyetja se pse ekziston ky komitet, me përbërje të ndryshme partiake dhe pse ky komitet mban mbledhje gjithmonë para mbledhjeve të Kuvendit?! Por nëse partia që udhëheq me qeverinë komunale bëhet sikur nuk e di pse është kërkuar raporti i Drejtorisë së arsimit, ne i dimë arsyet dhe po i themi disa prej tyre”, ka potencuar Isufi i Vetëvendosjes për t’i numëruar disa.
* Punësimet pa konkurs, duke filluar nga vet Drejtoria e arsimit,
* Punësimet pa kualifikim , në vet Drejtorinë komunale të arsimit
* Punësimet pa konkurs në shkolla të qytetit dhe të fshatrave,
* Transferet e drejtorëve nga një shkollë në një shkollë tjetër, pa konkurs madje edhe nga një nivel një shkollimi në një nivel tjetër,
* Zgjedhja e drejtorëve dhe zv. Drejtorëve, pa plotësuar kushtet e konkursit (si psh. pa pasur të kryer kualifikimin profesional për udhëheqje),
* Zgjedhja e drejtorëve dhe zv. Drejtorëve, duke mos përfillur kriteret dhe procedurat sipas udhëzimit administrativ,(si p.sh. të udhëzimit administrative 8/2014) përkatësisht pa kompletim të Komisionit përzgjedhës, duke i ikur transparencës,
* Ndërhyrja në planprogramet. mësimore, në emër të kurikulës së re, e drejtë kjo okluzive vetëm e Ministrisë së Arsimit.
* Hapja e drejtimeve të reja jashtë konkursit në shkolla të caktuara,
* Zgjedhja e drejtorëve , disa me afate të caktuara 4 vjeçare, e disa pa afate-pra si drejtor karriere,
* Përzgjedhja e zëvendësuesve të punëtorëve arsimorë, pa kriter e shumë të tjera thotë Nevzad Isufi i Lëvizjes Vetëvendosje./rajonipress/


