Eko Higjiena

‘Kosova e Re’, drejt dështimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Projekti më i madh energjetik i pasluftës.Opozita dhe ekspertët akuzojnë Qeverinë për korrupsion dhe paaftësi

Sipas këtij burimi, dështimi i projektit mund të ndodhë për faktin se kompania fituese, e shpallur nga Komiteti Ndërministror për “Kosovën e Re”, “Contour Global”, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka paralajmëruar se do të tërhiqet, për faktin se nuk ka pajtueshmëri për disa detaje të kontratës

Me gjithë premtimet e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, se deri në fund të muajit tetor sivjet pritet të merret një vendim i Qeverisë së Kosovës për TC-në ‘Kosova e Re’, burime vendore nga njohësit e kësaj fushe thonë se marrëveshja me kompaninë amerikane për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’ është shumë pranë dështimit.

HW

Stavileci në konferencën ndërkombëtare dyditëshe për energjetikën, duke folur për kapacitetet e reja, ka thënë se deri në fund të muajit tetor pritet se do të merret vendim për TCnë ‘Kosova e Re’. “Ne jemi në negociata me një kompani amerikane dhe besoj që nga fundi i këtij muaji do të dalim edhe me zgjidhjet përfundimtare për sa i takon vazhdimësisë së këtij projekti, i cili është shumë i domosdoshëm për mbarëvajtjen jo vetëm të sektorit, por edhe për të zhvilluar ekonominë”, ka thënë ministri i MZHE-së.

Para disa muajsh, Stavileci, i cili udhëheq Komitetin Ndërministror për TC-në ‘Kosova e Re’, kishte thënë se janë bërë përparime të dukshme në realizimin e këtij projekti. Mirëpo, ish-deputetë dhe analistë thonë se ky projekt do të dështojë sërish./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.