Sinani takohet me pronarët e kioskave
Kamenicë – Begzad Sinani, i ka ftuar në takim shfrytëzuesit e kioskave, për të biseduar drejtpërdrejti me ta për disa çështje të caktuara. Ai, më parë kishte formuar një komision për identifikimin e gjendjes reale, se kush janë shfrytëzuesit e tanishëm të kioskave në hapësirën publike komunale.
Projekti i ndërtimit të kioskave ishte realizuar në vitin 2002, me qëllim të krijimit të një mini qendër zejtare, që qytetarët për shërbime zejtare të kenë një vend të caktuar.
Hapësira publike ishte përcaktuar pranë rrugës që shpie kah stacioni i autobusëve për 30 kioska. Përfituesit vet i kishin financuar ndërtimet e kioskave, disa nga ata nuk i kishin respektuar kriteret e përcaktuara nga komuna, duke i shitur ato, e disa duke i dhënë me qira. Problemi është mos pagesa e shfrytëzimit të hapësirës publike, që nga viti 2002, nga disa shfrytëzues, e shuma e borxhit arrin mbi 84.000 euro.
Sinani pas diskutimeve me pronarët e shfrytëzuesit e tanishëm, u tha se për ketë problem duhet gjetur një zgjidhje, mirëpo, së pari duhet të filloni, të paguani obligimin ndaj komunës.
Ai, propozoi që në komisionin e caktuar për hartimin e draft rregullores për shfrytëzimin e hapësirave publike komunale, t’i bashkëngjiten edhe 4 anëtarë, nga shfrytëzuesit e hapësirave publike, të cilët ata i propozuan: Xhelal Hoda, A.Hoti, Njazi Selishta dhe Bekim Arifi./rajonipress/


