United Hospital

Haziri nënshkruan anëtarësimin e Gjilanit në Konventën e Kryetarëve në Parlamentin Europian

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në ambientet e Parlamentit Europian në Bruksel sot zyrtarisht ka nënshkruar aktin e anëtarësimit të Komunës në Konventën e Kryetarëve të Komisionit Europian- një lëvizje europiane që përfshinë autoritetet lokale dhe rajonale.

Haziri ka shprehur zotimin që të shkojë përtej objektivave të vendosura nga BE për vitin 2020, duke reduktuar emetimin e CO2 për 20 për qind, të paraqesë një Plan Veprimi të Energjisë së Qëndrueshme, të paraqesë një raport të zbatimit të paktën çdo të dytin vit pas dorëzimit të Planit të Veprimit për qëllime të vlerësimit, monitorimit dhe verifikimit, të organizoj Ditët e Energjisë, sikurse që do të marrë pjesë dhe të kontribuoj në konferencën vjetore të BE-së për kryetarët e Komunave për një Europë me energji të qëndrueshme.

Poashtu, anëtarësimin në Konventën e Kryetarëve e ka nënshkruar edhe Komuna e Podujevës, përkatësisht kryetari i saj, Agim Veliu.

Fundamenti

Vlen të theksohet se anëtare të Konventës së Kryetarëve të Komisionit Europian është edhe Londra e Parisi.

Ndryshe, ky anëtarësim vjen me ndërmjetësimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me institucionet europiane dhe me mbështetjen e organizatës gjermane GIZ / Fondi Rajonal për Zhvillim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.