Sinani: Po përmbyllim projekte të rëndësishme për qytetarët
Kamenicë – Në takimin e sotëm të bordit të drejtorëve, drejtorët e drejtorive komunale prezantuan punën dhe angazhimet e tyre në komunë, poashtu u diskutuan edhe projektet e përfunduara gjatë këtij muajit të fundit të këtij viti.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani tha se qeverisjen lokale të komunës po e përcjell një dinamik e lartë në realizmin dhe implementimin e projekteve falë punës sonë të përbashkët po realizojmë dhe po përmbyllim projekte të rëndësishme për qytetarët gjë që ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj gjithashtu kërkoj nga ju që të arriturat, sukseset dhe mossukseset të adresohen në emër të qeverisë lokale.
Në takimin e sotëm bordi i drejtorëve u njoftua për bashkëpunimin në mes të komunës dhe Hidromoravës për intervenimin në rregullimin dhe menaxhimin e të gjitha ujësjellësve që janë në komunën tonë si problem që duhet të gjendet zgjidhje është çështja e pronësisë në rezervuarin e ujësjellësit të Karaqevës së Poshtme, gjatë vitit 2017 do të funksionalizohen të gjithë ujësjellësit në komunën e Kamenicës./rajonipress/


