UBT

1.6 milion euro për 28 ligje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mbi 1 milion e 620 mijë euro janë paguar për nëntë muajt e parë të këtij viti vetëm për pagat e deputetëve të Kuvendit, pa përfshirë beneficionet për punën në komisione, mëditjet e majme që marrin, pjesëmarrjet në seanca dhe shpenzimet për udhëtime zyrtare, përfshirë biletat e aeroplanëve dhe akomodimi në hotele. Luksi i deputetëve i ka kushtuar goxha shtrenjtë buxhetit të shtetit prej gati 2 milionë euro përfshirë të gjitha shpenzimet e tyre, derisa nuk janë treguar të zellshëm njësoj edhe në miratimin e ligjeve, të cilët nga janari i sivjetmë deri në tetor kanë arritur të miratojnë vetëm 28 ligje.

Deputetët e Kuvendit llogaritet të kenë paga të mira dhe të ardhura më të majme, të cilët marrin nga 1500 euro pagë mujore pa i llogaritur këtu përfitimet tjera shtesë që marrin për çdo aktivitet të tyre. Sipas një përllogaritjeje, del se nga buxheti i Kosovës vetëm për pagat e 120 deputetëve ndahen 2 milionë e 142 mijë euro, por që në këtë kuadër nuk hyjnë beneficionet tjera.

HW

Gazeta “Zëri” ka arritur të sigurojë një dokument, i cili tregon se janë shpenzuar qindra e mijëra euro për mëditjet e ligjvënësve dhe akomodimin e tyre nëpër hotele gjatë udhëtimeve zyrtare. Nga janari i sivjetmë e deri më tash nga buxheti i shtetit janë harxhuar mbi 57 mijë euro vetëm për mëditjet e deputetëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.