Përzieni ujin dhe mjaltin, bronkiti hiqet si me dorë
Kremi shërues nga banania është preparat i shkëlqyeshëm natyral në shërimin kollës së mundimshme dhe bronkitit. Sidomos ka efekt te fëmijët, por edhe te të rriturit. Është e shijshme, e shëndetshme dhe shumë ushqyese.
Ndikon mirë në lukth. Nëse fëmijën tuaj e mundon kolla dhe fyti, detyrimisht përgatiteni këtë ilaç magjik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përbërësit:
2 banane të madhësisë mesatare, të pjekura mirë (më të mirat janë ato me njolla të zeza)
2 lugë sheqer ose mjaltë (nëse e përdorni mjaltin, përdoreni atëherë kut masa të jetë ftohur paksa, sepse mjalti e humb efektin e vet shërues në temperatura të larta)
400 ml ujë të vluar
Përgatitja:
Qëroni bananet, i shtypni me pirun, shtoni sheqerin dhe i përzieni. Derdhni ujin e vluar, mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 30 minuta. Nëse e përdorni mjaltin, shtojeni në fund, kur kjo masë të jetë ftohur.
(Kosova Sot)


