Uji Dea

KFOR-i dhe FSK-ja eliminojnë një mjet të dyshimtë i mbetur nga lufta e fundit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Leshtar të Kamenicës Policia e Kosovës stacioni policor në Kamenicë ka pranuar një informatë nga Ankuesi shqiptar se derisa ai ka qenë në fushë ka hasur një mjetë të dyshuar eksplodues.

Patrulla ka dal në vendngjarje dhe ka njoftuar se bëhet fjalë për një mjet ERG-EM 79 që sipas listës së mjeteve të dyshimta bënë pjesë në grupin C-3, dhe dyshohet se mjeti aty të ketë mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.

FIDANISHTJA

Lidhur me këtë është njoftuar njësiti për deminimi i KFOR-it, dhe njësitet e FSK-së, të cilët kanë dal dhe e kanë tërhequr mjetin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti mbyllet me një shënim zyrtar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/