ARKATANA

Pula e gjela po bëjnë rokoko

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pula e gjela po bëjnë rokoko – Nuk po mund t’ gjejnë vend ku me bë një vo ?! Pula e gjela, more, krejt janë çmend –
Po donë me i bë vezët atje në Kuvend !?

Nuk po duan me ngrënë ma kokrra nga misra –
Por po duan të bëhen t’ gjithë kryeministra !
Nuk po duan kokrra me ngrënë me fshatarë –
Por duan të bëhen të gjithë kryetarë !

Nuk po duan n’ oda t’ rrinë me katundarë –
Por po duan t’ bëhen kryekuvendarë !
Nuk po mund ta mbajnë ma në kokë neverinë –
Por duan ta marrin me zor Qeverinë !
Pula e gjela fishkëllojnë n’ filikaqët –
Lëshonani kolltukët se boll ju u kënaqët !

Deputetët n’ sallë për t’ shpëtua prej vjelljes –
Pulat edhe gjelat qesin gaz lotsjellës !
Pula e gjela dhunën e mbështetin –
Nuk e duan punën , por e duan pushtetin !

Hidromorava

Duan pasurinë edhe bereqetin ,
Duan arkat , bankat edhe gjithë buxhetin !…
Pula e gjela nuk kanë vend për festa –
Në rrugë e në sheshe dalin në protesta !
Pula e gjela e kanë nostalgjinë –
Fyt për fyt me shkua bashkë me policinë !

Pula e gjela me policë shtinë fjalët –
Kanë qejf me i ngrehë zvarrë , me i përgjakë asfaltet !
Nëpër rrugë e sheshe për të bërë betere –
Veç me dalë për “Lajme” përpara kamere !
Grushte edhe shqelma po i hanë shpinës kot ,
Përpara kamerave nisin derdhin lot !…

Në protesta dalin , s’ kanë gajle për mot –
Veç me iu dalë zëri se janë patriot !

Gjilan, më 10. 10. 2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.