UBT

Blerim Rexha zgjidhet kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

​Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 09.10.2015, me vendim unanim ka vendosur që Blerim Rexha të zgjidhet Kryetar i KSHC-së.

“Blerim Rexha është profesor i asocuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Rexha është emëruar anëtarë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në muajin Mars 2015”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

Po ashtu në këtë mbledhje, me vendim unanim KSHC ka vendosur që Lul Raka të zgjidhet zëvendës Kryetar i KSHC-së.

Fundamenti

Raka është profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës”Hasan Prishtina” dhe është emëruar rishtazi anëtarë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka shprehur falënderimin për kryetaren e mëparshme të KSHC-së, Ferdije Zhushi për kontributin e dhënë në themelimin dhe konsolidimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.