Banorët e Çelikut bëjnë jetë të rëndë, mungojnë rrugët dhe investimet
Gjilan – Shefqet Bajrami aktivist nga ky fshat thotë se mungesa e rrugëve të mira ka bërë që shumë banorë të mendojnë shpërnguljen. Edhe donatorët të cilët donin të investonin në fushën e turizmit tashmë janë larguar pikërisht për shkak të rrugëve të këqija.
Banoret e Çelikut ankohen që shërbimet komunale edhe pse e kanë bërë ndriçimin e fshatit, por qe tre muaj nuk punojnë dhe nuk janë interesuar të mirëmbajnë ndriçimin e fshatit thotë Shefqet Bajrami.
Shefqet Bajrami aktivist thotë se kanë premtuar asfaltimin e rrugës dy kilometërshe, plus dy km rrugë me zhavor që lidh pjesën e lagjes Drumi atyre banoreve që jetojnë aty.
Këto premtime nuk i realizuan edhe pse banorët janë në hallë për shkak të baltës janë duke u shpërngulur. Problem tjetër janë edhe donatorët që kanë dashur të investojnë, por që tash janë larguar.
Sipas Bajramit rrugët janë të pakalueshme për banoret që do të thotë se janë më të vështira se arat. “Ne kemi pritur bukur shumë nga qeverisja Haziri, por fatkeqësisht asnjë ndryshim nuk ka ndodhur, pos zhgënjimit” thotë Bajrami./rajonipress/


