Rashiti: Shantazhet e një Ministri të Shëndetësisë
Gjilan – Rasti i arrestimit të drejtorit të spitalit rajonal të Gjilanit dhe mënyra se si ka ardhur deri te ky moment, është më shumë se dëshmi për shantazhet dhe montimet që parapolitika i bënë, për të arritur qëllimet e një grupi apo klani mafioz, e që në Gjilan i prinë Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, si njeri i parapolitikës së LDK-së thotë Riad Rashiti këshilltar komunal i PDK-së.
Nëse ka një pajtim të vetëm gjithëpërfshirës të qytetarëve, shoqërisë civile dhe të gjitha subjekteve politike në vend, atëherë është mënyra se si (nuk) funksionon drejtësia në Kosovë. Vendorë e ndërkombëtar e shohin si kancer të shoqërisë, sistemin e drejtësisë në Kosovë i cili po e lejon dhe e mundëson gllabërimin e çdo gjëje nga struktura e parapolitikës ka thënë Riad Rashiti.
Rasti i arrestimit të drejtorit të spitalit rajonal të Gjilanit dhe mënyra se si ka ardhur deri te ky moment, është më shumë se dëshmi për shantazhet dhe montimet që parapolitika i bënë, për të arritur qëllimet e një grupi apo klani mafioz, e që në Gjilan i prinë Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, si njeri i parapolitikës së LDK-së.
Ky ministër i Gjilanit, në vend që të merret me kaosin (që nga paslufta) në sektorin të cilin e drejton, ai që nga fillimi është marrur me QKMF-në dhe spitalin e Gjilanit, jo duke i ndihmuar dhe mbështetur këto institucione, por duke i penguar dhe shantazhuar udhëheqësit e shëndetësisë në komunë.
Nga vogëlsia e tij dhe si ministër pa pikë merite (por në interes dhe shërbim të kryetarit të komunës së Gjilanit), fillimisht humbi shumë kohë duke u marr me QKMF-në në Gjilan, derisa përmes presioneve dhe shantazheve detyroi që të dorëhiqet drejtori i QKMF-së duke i bërë vend shokut të tij që të vendoset në atë pozitë, pastaj detyroi edhe shefat e njësive që të dorëhiqen nga pozitat udhëheqëse që mbanin, duke filluar nga gruaja e drejtorit të spitalit.
Ndërsa ka muaj të tërë që Imet Rrahmani si Ministër i Shëndetësisë, e nis ditën duke pirë kafen e mëngjesit në byfenë e spitalit të Gjilanit duke i bërë presione drejtorit, e jo atje ku e ka vendin në qeveri. Dhe asnjëherë për këta muaj ky ministër nuk e ka parë të arsyeshme që zyrtarisht ta vizitojë spitalin rajonal të Gjilanit apo ta ndihmojë me ndonjë projekt apo furnizim të rregullt me medikamente këtë spital apo edhe QKMF-në.
Ka dy muaj që ky ministër flet kafehaneve se do ta largojë drejtorin e spitalit dhe do ta emërojë Besim Gudën drejtor, derisa edhe babai i tij në xhamin e lagjës së Arbërisë pas faljes se namazit, i kishte thënë në një rast një moshaniku të tij, se djali im nuk po mundet me gjetë një mënyrë se si me hjek drejtorin e spitalit, paramendojeni këtë fakt!
Nuk është për tu habitur lidhur me veprimet e këtij ministri. Shantazhet prej kohësh nga Ministria e Shëndetësisë e kanë detyruar drejtorin e spitalit të jap dorëheqje nga pozita e drejtorit, ndërsa në të njëjtën ditë ndodhi masa e arrestit, nën arsyetimin për mosrespektim të procedurave ka thënë Rashiti./rajonipress/


