FIDANISHTJA

Trim Islam Islami – ballist i paepur

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Livoqi i Ulët, banorët ku jetojnë, Një lagje shkruajnë letra edhe fjalë po çojnë – Njerëzit me merita të mos i harrojmë, Figurat historike më shumë t’ i nderojmë !

Figurë historike, atë Islam Islamin –
Njëri ndër ballistët që nderoi vatanin !
Emri i këtij heroi t’ luftës çlirimtare,
Që luftoi gjithmonë për kauzë kombëtare !

Trim Islam Islami, nga Livoqi i Ulët –
Përpara armiqve kurrë s’ dinte t’ përulet !
N’ moshën ma të mirë, barbaritë mizore –
Seç ia shuan jetën torturat çnjerëzore !

Torturat çnjerëzore t’ policisë sekrete
Të Serbisë fashiste seç ia shuan jetën !
Është figurë e rrallë e historisë kombëtare,
Që u la pas dore nga qarqet prijatare !…

Ai Islam Islami – ballist i përbetuar,
Luftëtar i paepur, s’ dinte për t’u frikësuar !
Luftonte fuqishëm kundër serb pushtuesve,
Ishte i pamëshirshëm kundër serb dhunuesve !…

Nga banorët e fshatit Livoqi i Ulët –
Do t’ kujtohet gjatë trimi që s’ përkulet !
Banorët e këtij fshati me të drejtë kërkojnë –
Figurën e tij, strukturat ta nderojnë !

Për torturat serbe, ndaj Islam Islamit –
Flet me lot në sy, biri i tij Bajrami !…
Me lot kujton fjalët që i ka dëgjuar –
Nëpër oda t’ burrave nga disa t’ moshuar !…

“Babai im, në luftë që kur ishte nisë –
Kishte qenë ballist një kohë në Drenicë !
Ma vonë n’ gjitha trojet e Kosovës mbarë –
Kish luftua pa droje për Bashkim Kombëtarë ! …

FIDANISHTJA

Bashkë me luftëtarët e të gjitha anëve –
Ai kishte luftua kundër partizanëve !
Ai ishte betuar lutje të mos pres –
Për Komb e Atdhe në çdo kohë të vdes ! “

I vendosur t’ flas, biri i Islamit –
S’ e harron kurrë emrin e Pera Pasjanit !
I kujton torturat n’ mënyrën ma çnjerëzore –
Përmbi babë Islamin, që kishte bërë prore !…

Kur erdh nga stacioni policor i Zhegrës –
Nuk e kishin njohur as fqinjët rreth derës !
E kanë rrahë me dru krejt e kanë shkatërrua –
Me muaj në lëkurë deleje, mezi është shërua ! …

Fëmijët e luftëtarëve që janë rritë jetima –
Mos shkelni mbi gjakun që kanë derdhë këta trima !
Mos ia bëni qejfin UDB-ës së Serbisë –
Me shkelë përmbi gjakun e trimave t’ Shqipërisë !

Gjaku i luftëtarëve që është derdh si lum –
Respekt dhe kujdesi e meriton ma shumë !
Që emrat e tyre më shumë t’i respektojmë –
Rrugët edhe sheshet me ta t’i emërtojmë !

Seç krenohen bjeshkët, fusha edhe male –
Islam Islami mbetet figurë e pastër morale !
Është figurë e ndritshme, shëmbëlltyrë kombëtare,
I dashur për t’ gjithë me zemër atdhetare !

Ishte trim i rrallë, shembull i qëndresës,
Ishte burrë i fjalës, bujarisë dhe besës !…
Çdo gjë pozitive n’ biografinë e tij –
Faqe begatie do t’ jetë n’ histori !

Gjilan, më 06.10 . 2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.