Nuk rehatohet AKR e Gjilanit, Ymrane Shahiqi kërkon dorëheqjen e Ismet Hajdinit
Gjilan – AKR – Forumi i Gruas në Gjilan do të kërkoj dorëheqjen e Kryetarit të degës në Gjilan. Përndryshe nuk ka bashkëpunim thuhet në reagimin e Ymrane Shahiqit.
Ymrane Shahiqi kryetare e Forumit të Gruas së AKR-së në Gjilan ka bërë një reagim rreth siç ka thënë ajo sjelljeve të trishtueshme të Ismet Hajdinit.
Reagimi i plotë
Patetizmi i Kryetarit të degës në Gjilan z.Ismet Hajdini i cili flet me emocioni para arsyes, ngjall një farë mëshire dhe trishtimi ndaj një situate apo njeriu, përdor terminonolgji mjekësore siç është obstruksion në kuptimin e bllokimit e funksionimit të një organi, për sqarim ndaj këtij termi do ju jap një shembull i përdorur nga vet kryetari i degës.
Kryesia e degës pas konstituimit nuk thërret Forumin e Gruas në asnjë mbledhje të kryesisë ku dihet mirëfilli se Kryetarja e degës me automatizëm është anëtare e rregullt e kryesisë së degës.
Në pyetjen time të z.Arianitit sekretarit të degës për çfarë arsye nuk është ftuar Kryetarja ai përgjigjet se janë urdhrat e kryetarit të degës /posedojmë incizimin e kësaj bisede telefonike/kjo flet mjaft se kush është obstruktiv në këtë rast. Dihet mirëfilli se kryetari i partisë duhet të jetë element unifikues e jo destabilizues, nga frika se do të ketë kundërshtime dhe mendime të tjera.
Arsyetimet e tija me Nepotizëm nuk ka të bëj fare me këtë rast, thënë më saktë nepotizëm: nënkupton punësimin e të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre. Në mbledhjen e kryesisë pa prezencën time kërkon shkarkimin tim si kryetare e F.G. Sa për skjarim të z.Ismetit unë nuk jam emëruar jam zgjedhur në konventën e F.G nga 184 delegat me vota. Unë dhe gjithë ju që jeni të kyçur në subjekte politike funksiononi në baza vullnetare, pa kurrfarë pagese dhe nuk e di se si mund të jetë nepotizëm apo familjarizëm kur përveç mundit dhe dëshirës për kontribut vullnetar nuk ka kompensim material dhe nuk dëmtojmë asnjë buxhet individual, apo publik përveç atij personal.
Thirret në F.G. për vendimet e marra ku çuditërisht harron se unë jam kryetare e forumit kurse bindshëm ju them se përveç disa emrave të përveshëm ai fare nuk i njeh, duke mënjanuar klanin të tij me të cilin manipulon duke premtuar pozita dhe funksione.
Me themelimin e F.G. në Gjilan kanë ekzistuar vetëm 3 nëndegë kurse në Konventën formimin e F.G. në sallën e hotelit “Kristal” kanë qen të pranishëm mbi 250 gra dhe 184 delegat të regjistruara me emër dhe mbiemër /Ju dërgoj foto nga ky manifestim/. Në karrierën e tij politike nëpër 4 parti ai gjithmonë ka qen bartës i listës, asambleist, drejtor dhe çuditërisht asnjëherë nuk ka dal në votim. Tani në AKR fiton postin e Kryetarit të degës duke dashtë në çdo mënyrë të eliminoj personat që shfaqen si rrezik duke përdor termet, klane dhe shpifje hipotetike.
Për këtë arsye në mbledhjen e radhës F.G do të kërkoj dorëheqjen e Ismet Hajdinit nga posti i Kryetarit të degës në të kundërtën nuk ka bashkëpunim thuhet në reagimin e kryetares së Forumit të Gruas së AKR-së Ymrane Shahiqi./rajonipress/


