ARKATANA

Rektori i UP-së i përgjigjet kërkesës për shkarkimin e tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, ka reaguar ndaj letrës së disa senatorëve ku kërkohej shkarkimi i tij, duke thënë se Universiteti nuk guxon të jetë peng i grupeve që synojnë ta rrënojnë progresin në UP e ta vazhdojnë avazin e vjetër me të cilin promovohet injoranca e mashtrimi, duke dekurajuar dijen dhe të vërtetën.

Ai ka shkruar se avancimi akademik duhet të bëhet mbi bazë të meritave e jo mbi bazë të afërsive personale, partiake apo në bazë të korrupsionit.

Ja reagimi i plotë i rektorit Zejnullahu:

Unë e lexova me keqardhje letrën e senatorëve ku kërkohej shkarkimi im. Sikur të njëjtit të kishin punuar ose ta kishin ngritur zërin për ta mbrojtur UP-në sa herë që universiteti ynë sulmohet përmes korrupsionit, plagjiaturës e sjelljeve joetike, institucioni ynë do t’i kishte punët shumë mirë.

Ata nuk kishin kurajo të ballafaqohen me të ligat e universitetit e disa nganjëherë i kontribuonin aktivisht atyre.

United Hospital

Por, reagimi i tyre vije pikërisht kur në UP është filluar vendosja e rregullit dhe përjashtimi i të ligave.

Po e theksoj edhe një herë për komunitetin tonë akademik dhe publikun e gjerë se avancimi akademik duhet të bëhet mbi bazë të meritave e jo mbi bazë të afërsive personale, partiake apo në bazë të korrupsionit.

Nuk guxojmë që të abuzojmë me të hollat e qytetarëve të cilët na financojnë me bujari, përkundër faktit se ekonomikisht janë të varfër. Nuk guxojmë të abuzojmë me misionin dhe obligimet tona shkencore e profesionale përball një shoqërie demokratike në ndërtim.

Universiteti ynë nuk guxon të jetë peng i grupeve që synojnë ta rrënojnë progresin në UP e ta vazhdojnë avazin e vjetër me të cilin promovohet injoranca e mashtrimi e dekurajohet dija dhe e vërteta.

Kjo e dëmton tërë sistemin e arsimit në Kosovë, i cili edhe ashtu ballafaqohet me kriza të thella qe një kohë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.