ARKATANA

Aurela Hoxha flet pas divorcit: Thashethemet më lëndojnë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“E kam të shenjtë këtë pjesë. Nuk dëshiroj ta ndaj me asnjë. Dhe besoj se është kjo ajo çka publiku pret prej meje. Për atë çka ata presin, besoj jap çdo ditë me shumicë. Një gjë më takon ta mbaj për Aurelën”.

Pak javë pasi u bë publik lajmi për divorcin me bashkëshortin e saj pas 10-vjetësh martesë, Aurela Hoxha, ndan me publikun një pjesë të historisë që u vë në qendër të të gjitha mediave. Shumë e pranishme në jetën publike, aktive në rrjetet sociale, Aurela shpesh poston foto nga eventet artistike dhe kulturore brenda dhe jashtë vendit.

Së fundi, modelja bukuroshe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në eventin amfAR, organizuar në Milano. Shumë shpejt, Aurela do të jetë imazh i markës së njohur “Dolce & Gabbana” për kategorinë e make up-it. Fotot e saj joshëse kanë tërhequr vëmendjen e stilistit të njohur Stefano Gabbana, i cili disa prej tyre i ka shpërndarë në faqen e tij.

Megjithatë, as fotot sensuale, as të rejat në karrierë nuk e kanë larguar vëmendjen publike për divorcin e modeles. Edhe pse në gjithë këto vite ajo është përpjekur ta mbajë sa më larg jetën private, këtë herë nuk i është shmangur dot kuriozitetit publik.

Mobi Casa

Pa dashur të japë detaje dhe me dëshirën e kahershme për të mbetur hermetike për jetën private, sidomos në historinë e divorcit, në intervistën e fundit të revistës “Star”, ajo thyen heshtjen duke shpjeguar arsyet pse nuk do të flasë për jetën private: “E kam të shenjtë këtë pjesë. Nuk dëshiroj ta ndaj me asnjë. Dhe besoj se është kjo ajo

çka publiku pret prej meje. Për atë çka ata presin, besoj jap çdo ditë me shumicë. Një gjë më takon ta mbaj për Aurelën”, – rrëfen 30-vjeçarja duke pranuar se ekspozimi i tepërt në publik nuk i bën mirë një historie dashurie.

Por, duke e mbajtur larg nga vëmendja publike, a e mbron një lidhje? Këtë, Aurela nuk e di me siguri: “Nuk e di dhe nuk jam e zonja të rrezikoj. Besoj që secili e di mirë ç’bën. Por nuk mendoj që zhurma ibën mirë”.

Ndërsa për zhurmën mediatike dhe për thashethemet e shumta që vërtiten rreth saj, natyrisht modelja thotë se nuk ndihet aspak mirë: “Prekem, deri diku. Nuk reagoj. S’ka qenë kurrë qëllimi im të vërtetoj të kundërtën, mendoj se koha tregon gjithçka; për ata që janë të interesuar, gjithmonë”, – thotë ajo e bindur se për vete kjo ka qenë zgjedhja më e mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.