Fundamenti

Në Stubëll u mbajt Manifestimi “Takimet e Dom Mikelit 2015”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me rastin e 110 vjetorit të Shkollës së parë shqipe në Kosovë, sot në Stubëll të Vitisë u mbajt Manifestimi Letrar, Kulturor e Shkencor “Takime e Dom Mikelit 2015”, ku morën pjesë përfaqësues nga jeta politike, kulturore e shoqërore, në mesin e tyre edhe zv.kryeministri i Kosovës njeherit ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi deputet të parlamentit të Kosovës e personalitete të tjera nga mbar trojet shqiptare.

Manifestimi i sivjetmë, filloi me himnin kombëtarë të intonuar nga Okteti i Ansamblit Kemajl Azizi nga Vitia, ndërsa takimet i shpalli të hapura e kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti duke vlerësuar Takimet e Dom Mikelit si një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për Vitinë por edhe gjithë Kosovën.

Ai theksoi se komuna e Vitisë në bashkëpunim edhe me institucionet qendrore po punon që të afirmoj manifestimin “Takimet e Dom Mikelit” dhe muzeut të shkollës së parë shqipe.

Ndërsa zv.kryeministri i Kosovës, njeherit ministër i kulturës rinisë dhe sportit Kujtim Shala, në fjalën përshëndetëse tha se në kohën kur shqiptarëve të Kosovës u rrezikohej ekzistenca kulturore, shpirtërore e politike, takimet e Dom Mikelit luajtën rol të jashtëzakonshëm në rezistencën politike”.

Ai ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës rreth afirmimit dhe promovimit të vlerave kulturore. Kurse ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, është shprehur në fjalën e tij se takimet e tilla na japin një mesazh për bashkimin e vlerave kulturore historike e arsimore në mënyrë që bashkërisht të i përballojmë sfidat në planin kombëtarë.

Uji Dea

Në kuadër të manifestimit “Takimet e Dom Mikelit” u mbajt edhe një tribunë shkencore me temë “110 vjetori i shkollës së parë legalet shqipe në Kosovë”.

Me kumtesa në këtë tribunë u paraqitën Pëllumb Xhufi nga qendra e studimeve albanologjike në Tiranë, Gjon Berisha dhe Lush Culaj nga Instituti albanologjik i Kosovës.

Për ta begatuar këtë manifestim, është promovuar edhe monografia “Miqtë e mi në amshim” të autorit Dom Lush Gjergji, si dhe vepra “Arbënorët” e Gjon Berishës.

Për të pranishmit është mbajtur edhe ora letrare në fushën e krijimtarisë në poezi në kuadër të së cilës janë paraqitur 25 poezi nga poet të ndryshëm nga gjithë hapësira shqiptare. Juria profesionale ndau 3 shpërblime për 3 vendet e para.

Vendi i parë i takoi Halil Matoshit me poezinë “Mërzia”, vendi i dytë i takoi poetit Rushit Ramabaja dhe vendi i tretë Myrvete Osmanaj me poezinë “Enigma”. Çmimet për fituesit e poezisë i ndau vëllai i dëshmorit Agim Ramadani, Jashar Ramadani. Për të pranishmit është dhënë një program muzikor nga Filarmonia e Kosovë dhe Ansambli “Kemajl Azizi” nga Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.