FIDANISHTJA

Banorët e Gumnishtës: Luta nuk i mbajti premtimet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Banorët e Gumnishtës janë të zhgënjyer me qeverisjen e Lutfi Hazirit. Sipas tyre në këtë fshat nuk është investuar fare. Luta na gënjeu dhe nuk i mbajti premtimet thotë Sefer Sabiti aktivist në këtë fshat.

Banorët e Gumnishtës thonë se Lutfi Haziri ka premtuar shumë gjatë fushatës zgjedhore, por këto premtime jo që nuk u realizuan, por as nuk filluan më shumë së tri vitesh. “Përmes këtyre premtimeve arriti t`i gënjej banorët e fshatit Gumnisht e tani i erdhi fundi mandatit të Lutës e ai nuk del fare në fshat për vizitë bile” thotë me ironi Sefer Sabiti kryetar i nëndegës së PDK-së.

“I shkeli premtimet e veta (apo gënjeu ) duke filluar nga rregullimi i rrugës prej Liqenit deri te asfalti aktual të cilin e shtroj PDK-ja në gjatësi 7 km nga Cerrnica deri te shtëpia e fundit e fshatit Gumnishtë, po ashtu asfaltimin e rrugicave me gjatësi 2 km, i rregulloj tabelat e tregimit të vendbanimit, rregullimin e ndriçimit të fshatit, rregullimin e rrugëve të rendit të dytë në gjatësi prej 10 km të gjitha nga PDK apo ish kryetari Qemajl Mustafa”.

Eco Higjiena

Sabiti thotë se premtimet e tjera si ndërtimin e 11 shtëpive për njerëzit me nevojë (apo ishin shtëpitë në kategorinë 4B ) të shkatërruara në tërmetin e vitit 2003 që nuk ua ndërtoj e u harxhuan mjetet, pastaj i premtoj për fushat zgjedhore nuk filloj te asnjë, apo ndoshta i ka len për fushat zgjedhore (të premtuarit për shtëpi ishin Rrahmon Hajdini, Mustaf Salihu etj . “Premtimin e shkollës së re në fshat që ka harruar që ekziston shkolla e fshatit Gumnishtë, vazhdimin e ndriçimit këto nuk filloj kurrë t`i punoj, po e potencojmë se ka filluar me rrugën nga liqeni të cilën e premtoj për dy muaj do ta punoj deri në shtruarjen e asfaltit të cilën e ka lënë në gjysmë ende me zhavorr” shprehet ai.

Edhe Nehat Salihu aktivist thotë se për të mbajtur njerëzit e vet ngatë veti arriti ta mbaj zgjedhjen e këshillit të fshatit pa i njoftuar banorët e tjerë të fshatit, por vetëm njerëzit të cilët e votuan, pra e mbajti zgjedhjen e këshillit të fshatit fshehurazi. “Këto janë të arriturat e Lutfi Hazirit” u shpreh Nehat Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.