Lutfi Haziri: Studentët janë elita dhe garda e interesave qytetare
Gjilan – Studentët janë elita, e cila, rritet në shoqëri, është garda e interesave qytetare dhe të publikut e më herët edhe të interesave nacionale. Komuna, me të gjitha kapacitetet, po i stimulon me bursa studentët e dalluar. E kemi për obligim të kujdesemi dhe që t’i stimulojmë studentët për t’ua bërë më të përballueshme studimet dhe për të nxjerrë kuadro sa më profesionale ka thënë Lutfi Haziri.
Me rastin e fillimit të vitit akademik 2015-2016, uroj menaxhmentin e Universitetit “Kadri Zeka”, rektorin Bajram Kosumi dhe studentët për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm.
Studentët janë elita, e cila, rritet në shoqëri, është garda e interesave qytetare dhe të publikut e më herët edhe të interesave nacionale. Komuna, me të gjitha kapacitetet, po i stimulon me bursa studentët e dalluar. E kemi për obligim të kujdesemi dhe që t’i stimulojmë studentët për t’ua bërë më të përballueshme studimet dhe për të nxjerrë kuadro sa më profesionale ka shkruar Haziri./rajonipress/


