PDK: Komuna e lë në terr dhe pa ujë shkollën e Bukovikut
Gjilan – Për më shumë se dhjetë ditë komuna e Gjilanit e lë në terr dhe pa ujë shkollën e Bukovikut, kjo tregon papërgjegjësinë dhe turpin e radhës të kësaj qeverisje të dështuar në Gjilan. Mos zgjidhja e një problemi të vogël në këtë shkollë për një kohë kaq të gjatë, duke lënë pa ujë edhe ata pak nxënës të kësaj shkolle të cilëve nuk u krijohen as kushtet elementare gjatë orarit të mësimit.
Ne si opozitë disa herë kemi deklaruar se qeverisja e Lutfi Hazirit nuk është në gjendje as të mirëmbajë investimet e shumta të cilat i ka bërë qeverisja e PDK-së në Gjilan. Ku në qeverisjen e PDK-s janë ndërtuar 8 shkolla të reja në Gjilan, ndërsa Luta as “Skllopkat” e orës së rrymës nuk po mund t’ia rregullojë atyre, sepse i duhen dhe nuk i dalin as 10 ditë për ta riparuar një problem krejt të vogël, sikurse në rastin e kësaj shkolle e cila nga data 21 shtator ka këtë problem të pazgjidhur.
Gjendja në Arsim është bërë shqetësim serioz për të gjithë ata që janë brenda procesit të arsimit në Gjilan. Keqmenaxhimi, problemet e pazgjidhura, punësimet dhe zëvendësimet jo ligjore e me dallavere, organizimi i ekskursioneve, mungesa e buxhetit të mjaftueshëm, parregullsitë me regjistrimet e nxënësve nëpër shkolla, janë çështje të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të këtyre problemeve, por sikur të kishte kush me i zgjidh ato, do të ishte mirë.
Atëherë kur ka më së shumti probleme në Arsim, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, udhëheqësia e Arsimit në Gjilan e tëra ka shkuar në Turki, si turistë dhe ata nuk gjenden këtu. Kjo papërgjegjësi e qeverisjes komunale, ka katandisur sikurse çdo sektorë edhe fushën e Arsimit thuhet në reagimin e degës së PDK në Gjilan./rajonipress/


