ARKATANA

“Lufta” edhe për 30 studentë në Fakultetin e Mjekësisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka dhënë “zor” që t’i regjistrojë edhe 30 studentë të rinj në Fakultetin e Mjekësisë. Kështu, në degën e Stomatologjisë, Inspektorati i Arsimit ka rekomanduar që nga 50 studentë të pranuar të shtohen edhe 20 të tjerë, derisa në degën e Farmacisë po rekomandohet që nga 30 studentë sa ishin pranuar të shtohen edhe dhjetë të tillë sa janë në listë.

E gjithë kjo po ndodh pas përmbylljes së procedurave të konkursit të parë për pranimin e studentëve në këtë fakultet, kur po kërkohet që nga 80 studentë sa kanë drejtimi i Farmacisë dhe Stomatologjisë të regjistrohen 110.

Eco Higjiena

Inspektorati i Arsimit, gjatë dhënies së këtyre rekomandimeve në UP, po thirret në një kërkesë zyrtare të datës 2 korrik të këtij viti, kur prorektorja e UP-së, Eda Vula, i është drejtuar ministrit Arsim Bajrami që të miratojë propozimin e këshillit të Fakultetit të Mjekësisë që në programet e studimit të Stomatologjisë dhe Farmacisë të pranohen 110 studentë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.