UBT

Ymeri: Korrupsionin e kemi të ulur këmbëkryq në institucione

/ 3 minuta lexim
HW

Visar Ymeri, lider i lëvizjes “Vetëvendosje”, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, presidentes Atifete Jahjaga dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, të cilët gjatë takimit të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit kanë vlerësuar pozitivisht luftimin e korrupsionit.

Në një postim në rrjetin sociale Facebook, Ymeri ka thënë se “Krokodilët paskan filluar të qajnë prapë! Krerët e shtetit të kapur, që njëkohësisht janë krerët e kapjes së shtetit, e paskan vlerësuar sot në nivel heroizmi e patriotizmi të skajshëm denoncimin e korrupsionit (Jahjaga e Veseli). Për më tepër kryeministri paska thënë që korrupsioni na qenka rezultat i moskrijimit të kritereve morale e ligjore në shoqëri!”

“E kur t’i bëjmë bashkë këto qëndrime institucionale na del se korrupsionin e kemi të ulur këmbëkryq në institucione për shkak të imoralitetit (si mungesë të kritereve morale), qyqarllëkut (si mungesë heroizmit) shoqëror, dhe tradhtisë (si mungesë patriotizmi) së shoqërisë ndaj të mirë së përgjithshme. Na del që fajin për nivelin flagrant të korrupsionit politik, ekonomik e financiar e paska populli!” ka shtuar Ymeri.

Sipas Ymerit, çdo gjë qartësohet kur e kupton se kush po flet:

“Kadri Veseli, që erdhi në Kuvend nga karrika e shefit të ShIK-ut, përmes të cilit tash e 16 vjet e zhvatë pasurinë e paranë publike të këtij populli, duke ecur tutje me kapjen totale të shtetit dhe vënie të tij në funksion të interesave (të cilat ai po i quajka karamele) të bashkëpartiakëve e bashkë’inteligjentëve’”.

Eco Higjiena

“Isa Mustafa, që bëri krimin më të madh urban që kishte parë Kosova, dhe atë në Prishtinë, duke iu krijuar hapësirë për keqpërdorim të hapësirës e uzurpim të pronës publike mafias së ndërtimit, krim ky një pjesë e të cilit është dokumentuar në mbi 70 dosjet e dërguara në prokurori”.

“Hashim Thaçi, i cili drejtoi qeverinë e Kosovës për 7 vjet rresht, gjatë së cilës secila ndërmarrje publike e Kosovës u vu përballë rrënimit të plotë për t’i shitur lirë e shpejtë, ndërkohë që Buxheti i vendit u katandis si mos më keq duke paguar Bechtel Enkën shtrenjtë e shpejtë”.

“Atifete Jahjaga, e cila erdhi në Presidencë nga zarfi i Christopher Dellit të Bechtelit, zarf ky që u hap dhe mirëprit nga Thaçi, Mustafa dhe Pacolli”.

“Kriminelët ordinerë, fajdexhinjtë dhe trafikantët janë të lirë nëpër rrugë dhe nxiten të ndërmarrin veprime kundër opozitës, ndërsa policia përdoret për të ndalur protesta e peticione. Të tashmen e këtij vendi dhe këtij populli e keni plagosur rëndë. Tash duket se jeni përqendruar në ofendimin e përditshëm të po këtij populli”, ka shkruar në fund lideri i VV-së.

http://koha.net/?id=27&l=76552

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.