Hija e zezë
Hija e zezë ka rënë në dritare, Trishtim e klithje bashkë, Ngjallin orët e stresit
Qenja përqafon me kënaqësi vetmin
Herë në baltë e herë në rërë
Jetojmë me hapa të rëndë
Dimë e nuk duam të shohim
Pajtohemi e s’duam të lëndohemi
Edhe nëse këtë kohë se pranojmë
Punë e madhe
Hija e zezë nëpër dritare
Akrobacion i marrë
Ne si të dal nga dheu
Tmerrohemi e ngrysemi
Hija sikur triumfon
E shekulli vonon.
Ndjenjë
Si e harruar nga bota
I dukej vetja asaj
E strukur
E heshtur
Ne parakalim ecja ishte bërë e rëndë
Si hije i dukej
I shfaqej në dhomë
A ishe ndarë në dysh
Dëgjoi një zë
Ndoshta bota e kishte harruar
Një ndjenjë jetonte ende në shpirtin e saj
Në hije shëndrruar e zë belbëzuar
Bën të jetoj emri i saj
E strukur
E heshtur
Nuk ka faj
Është vet sëmundja
Që e bën atë të qaj
O Zot sa dhembëshuri ndiej për të
Sikur të isha unë në lëkurën e saj
Perëndi lutem për të dhe gjithë shpirtat pa faj!
Selvete Abdullahu 15.9.2015, Gjilan. (PS. Selvete Abdullahu është krijuese e re nga Zhegra e Gjilanit. Ajo ka botuar një vepër poetike dhe, kohës së fundi është duke përgatitur veprën e dytë me poezi. Është një zë i mirëpritur tek lexuesit e artit./rajonipress/


