ARKATANA

Gjendja e rëndë ekonomike zbeh festat në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Festat në përgjithësi sjellin gëzim dhe lumturi te të gjithë njerëzit, ku secili nga ne e përjeton një ndjesi të veçantë, momente të paharruara, takim me më të dashurit, shkëmbime urimesh, por mbi të gjitha ato arrijnë të përçojnë një mesazh solidariteti dhe humaniteti te besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë, që të jenë në gjendje të ndihmojnë skamnorët dhe njerëzit në nevojë.

Mirëpo, jo të gjithë në Kosovë kishin mundësi ta përjetojnë gëzimin dhe ngrohtësinë që sjell Festa e Kurban Bajramit, raporton zeri.info.

Donika, e cila së bashku me fëmijën e saj, për dallim nga shumica e qytetarëve sot kishte zgjedhur që ditën e Bajramit ta kalonte duke kërkuar lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza”, jo për shkak të dëshirës dhe vullnetit të saj, por për shkak të kushteve të rënda ekonomike, të cilat e kanë detyruar atë të kërkojë lëmoshë për ta siguruar bukën e gojës.

United Hospital

Është një ndër rastet dhe jo vetëm ku në mungesë të kushteve ekonomike është e pamundur që të festohet në mënyrë të dinjitetshme, shkruan “Zëri”.

Gjendja e rëndë sociale, por edhe ajo ekonomike në të cilën ndodhën qytetarët e vendit ka arritur të zbehë edhe festat fetare, të cilat për dallim nga çdo gjë tjetër në Kosovë vazhdojnë të mbajnë ndezur kandilin e shpresës në zemrat e besimtarëve për një të ardhme më të mirë.

Urimi dhe dëshira e secilit besimtar në ditën e Kurban Bajramit ishte që festat e ardhshme të na gjejnë me një mirëqenie më të mirë, ku secili do të ketë mundësi të festojë në lumturi dhe në harmoni me familjen dhe të afërmit e vet. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.