Për pushtet, shqiptarët janë në gjendje me i rrokë edhe armët!
Nga Gani Sadiku – Sikur ta harxhonim krejt energjinë për ndërtimin e shtetit siç po e harxhojmë në luftë kundër njëri tjetrit, sot Kosova do të ishte krejt ndryshe. Por edhe sikur mos të ishte bashkësia ndërkombëtare, në Kosovë sigurisht që do të kishte luftë krejt të pakuptimtë e shkatërrimtare për pushtet, andaj këta që janë mbetur jashtë pushteteve, e kanë “halë në sy” bashkësinë ndërkombëtare.
Kjo e tregon se edhe gjatë historisë ishim të tillë. Mas paku i kemi pritue luftës mes veti.
Zgjedhjet e reja do t`i paguaj qytetari
PDK-ja duket se e ka kuptuar që pas gjykatës speciale dhe asociacionit të komunave serbe, ma në Kuvendin e Kosovës nuk i duhen shumica e cilësuar, por një shumicë e thjesht, me vetëm 63 vota, dhe këtë mundë ta bëjë edhe pa LDK-në.
Por shtrohet pyetja se, a po e kupton LDK-ja jo sinqeritetin qeverisës së HTH dhe a po e kupton që PDK-ja ose do të qeverisë me njërën nga partitë opozitare ose do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, vetëm Isa Mustafën nuk e donë kryeministër, dhe LDK-në jo në pushtet..? Qefet e HTH do t`i paguaj qytetari ashtu siç i ka paguar deri sot dhe vendi ka mbetur jo vetëm më i izoluari, por edhe më i varfëri në Europë./rajonipress/

